Shqiptarët humbin në zgjedhjet për Kuvendin e Komunës së Tuzit

27 Nëntor 2017, 11:04Rajoni TEMA

Të dielën në Malësinë e Tuzit janë mbajtur zgjedhjet për Kuvendin e kësaj komune.

Sipas rezultateve preliminare, më së shumti vota kanë marrë kandidatët partisë në pushtet në Mal të Zi, DPS-it të Gjukanoviqit. Nga 32 dy vende, sa i ka ky kuvend, DPS-i i ka fituar 15, kurse partia boshnjake 3, raporton Koha.net.

Partitë shqiptare, të cilat kanë votuar të ndara, i kanë fituar vetëm 14 vende. Kështu, partitë shqiptare në Mal të Zi kanë pësuar disfatë të rëndë, për shkak se as këtë herë nuk arritën një marrëveshje për të marrë pjesë në zgjedhje me një listë të përbashkët.

Të drejtë vote në Malësinë e Tuzit kishin 11.612 qytetarë, ndërsa në zgjedhje kanë dalë 6944 votues.

Kuvendi i komunës së Tuzit themelohet për herë të parë. Tuzi, i banuar me shumicë shqiptare, e ka fituar statusin e komunës së pavarur gjatë këtij viti.

6 komente në “Shqiptarët humbin në zgjedhjet për Kuvendin e Komunës së Tuzit”

    1. fieraku4u says:

      KOMPLET RRACE IDIOTESH. JAN SHUMICE NE KETE ZONE, DHE DALIN PAKICE NE ZGJEDHJE. SI ESHTE E MUNDUR ME KETA HAJVANET.

  1. Flamur says:

    Per tu çudit komune me shumic Shqiptare dhe humbin zgjedhjet. Hajde Shqiptar hajde po si nuk gjeten gjuhen e perbashket per të fituar zgjedhjet. Mut poletikanesh si knej kufirit ashtu edhe jasht saj.

  2. Life is game says:

    Dakort me “toni”!

  3. Ilmi Veliu says:

    Mos u quditeni me shqiptaret e ngrate…..E gjithe bota mund te merren vesh ne mes vedi e shqiptaret asnjihere…kjo ndodhi edhe ne Maqedoni e Presheve….

  4. S Gjokaj says:

    Ku e lam e ku na mbeti vaj vatani e mjer mileti !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje