“Provokimi i Tiranës, kufiri mes Shqipërisë dhe shtetit fantazëm do të hiqet”.
Kështu hapet sot gazeta kryesore serbe, “Kurir”.
Ajo i referohet deklaratës së ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, për hapjen e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë, me rastin e festive të nëntorit.
“ Me 1 janar të vitit 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, u shpreh Majko në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare.
“Kurir” shkruan se në fund të fjalimit kryeministri Haradinaj dhe presidenti Thaçi e duartrokitën thirrjen e Majkos duke përkrahur idenë e hedhur nga ministri shqiptar.
“Kuir” kujton se Majko ka qenë kryeministër, në kohën që NATO ka bombarduar Serbinë, gjatë konfliktit të saj me Kosovën.(TemA)
Provokacie e quani ju kete? Turp! E quani veten dhe burra shteti. Po qe kini ardhur dhjetra shekuj mbas nesh ne ato troje dhe kini bere masakra e dini. Asgje nuk shuhet nga kujtesa ne histori. Makjos i ka fole zemra dhe jo buzet dhe xhepi. Ju serbet mos u hiqni ata qe s’ jeni.
Keq me vjen por kjo deklarate eshte e gabuar…. kjo mund te hedhi ne ere gjithe investimin nga 1999 e ketej per Kosoven. Me shume kujdes…..!
ALPINI.
Majko duke ecur me shprehjen popullore.LYPJA NUK TA JEP. MERRJA NUK THOTE GJE. I thote europes tani beje ligjin.
Interesant fakti, qe gazeta naziste serbe spastrimin etnik dhe krimet ndaj nje popullsie I quan “konflikte”.
Po saliu dhe antishqiptaret e tjere cfare thone per provokacijan?!!!!!!