Sulmi ndaj dy ushtarëve serbë të FSK-së, Thaçi: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

26 Nëntor 2017, 18:45Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmeve në shtëpitë e dy ushtarakëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok.

Ai ka dënuar sulmet dhe ka kërkuar që policia të vërë para drejtësisë autorët. Fatmirësisht nga bombat e hedhura në orët e para të mëngjesit nuk ka të lënduar.

“Është i papranueshëm sulmi mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok. Kërkoj nga Policia e Kosovës që ta zbardhin rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin sa më shpejtë para drejtësisë. Ne jemi të përkushtuar në integrimin e plotë të komunitetit serb dhe pakicave të tjera në institucionet e Kosovës”, deklaron Thaçi. (TemA)

1 komente në “Sulmi ndaj dy ushtarëve serbë të FSK-së, Thaçi: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë”

  1. Baliu says:

    Po krimet e Nenad Rikallos gjat luftes ne Kosove, tash minister i gjeneral Ramush Haradinajt kryeminister i tu Kosovs*, a jan te pranueshme shoku prostident Taqi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje