Analistët: Mbledhjet e qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, spektakël folklorik pa efekt ekonomik

27 Nëntor 2017, 09:21Rajoni TEMA

Takimi në të cilin kryeministri Ramush Haradinaj do të marr pjesë nesër në Korçë, do të karakterizohet edhe me nënshkrimin e disa marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë.

Megjithatë, njohësit e fushës së ekonomisë e politikës, thonë se marrëveshjet e deritanishme nga takimet e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka qenë fort të zbatueshme.

Analistët thonë se shefat e qeverive shqiptare e kanë gojën plot premtime e se pak punë bëjnë.

Është evidente se këto mbledhje më shumë kanë qenë një spektakël patriotik dhe një tendencë që të paraqitet një imazh i bukur kuqezi, se sa që kanë pasur ndonjë efekt konkret në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, është shprehur Artan Muhaxhiri për Express.

1 komente në “Analistët: Mbledhjet e qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, spektakël folklorik pa efekt ekonomik”

  1. lora says:

    Kush jane anal-istet? Se duhet te dime emrat qe te gjykojme dhe ne te jashtmit. “..eshte shprehur Artan Muhaxhiri”?! Ky do te jete ndonje muhaxhir dhe nuk i merret per baze, bile emer i panjohur si anal-iste. Por desha tu thosha qe Shqiperia dhe Kosova ka nevoje shume edhe per spektakel patriotik edhe per spektakel folklorik. Spektaklet gjithmone te japin entusiazem, shprese, harrojne hallet dhe brengat njerezit, ne fund te fundit njeriu ndjen kenaqesi. Bota njerezore eshte e mbushur me spektakle. Po Shqiperia? Nga Konispoli deri ne Tropoje, po ashtu dhe Kosova. Varferia nuk zhduket me nje te rene lapsit Ajo ka filluar qe kur dolen pronaret dhe te varferit dhe do vazhdoje deri sa te egzistojne keta te dy. E pashmangeshme kjo. Gjeni nje sistem tjeter qe te mos kete as te pasur e as te varfer, por secili te kete te haje , te beje qejf dhe te vdes i gezuar. Prandaj keta anal-iste s’jane gje tjeter veçse keqdashes se popullit dhe vendit, pavaresisht se nga hyjne e nga dalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje