Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në mbrëmjen e së hënës.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Express”, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se arrestimi i dy deputetëve të Kuvendit ka ardhur pas urdhrit të gjykatës.
“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore duke u bazuar edhe në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë.
Për këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarrë veprimet ligjore”, tha Ahmeti.
Dy deputetët e VV’së dje kishin shkelur arrestin shtëpiak, duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit.
Keta ishin denuar me 1 muaj arrest shtepiak pas turbullirave qe shkaktuan ne Kuvendin e Kosoves. Megjithese jam nje perkrahes i vendosur i Albin Kurtit dhe VV-se mendoj se keta e meritojne tani burgun plotesisht. Kushdoqofte duhet t’u bindet vendimeve te gjykates. Ndryshe perfundojme ne anarshi.
Megjithse jam mbeshtetes i pakushtezuar i Albin Kurtit dhe VV-se, mendoj se tani Kurti dhe Bujupi duhet te mbesin ne burg. U denuan para pak ditesh me 1 muaj arrest shtepiak per turbullirat qe shkaktuan ne Kuvendin e Kosoves. Nuk e respektuan vendimin! Atehere ne burg. Ndryshe nuk kemi as shtet dhe as demokraci, por vetem anrshi.
Katarakt, mirë e ke por kur dihet që në Kosovë gjyqi është vegël politike , jam me Albinin për mosbindje.
Shume mire jua kane bere.Dhija harrakace,kembet e saja thyen. Duan te dalin mbi organet kopetente,por ama Ceçua ka biçak.