Kroacia reagon e zemeruar pas vet-helimit te Slobodan Praljak: Ky është një fund i trishtueshëm

30 Nëntor 2017, 15:21Bota TEMA

DPA/ – Kroacia ka shprehur sot irritimin e saj lidhur me një vendim të gjykatës së OKB-së për krimet e luftës (ICTY), që lidhte një spastrim etnik gjatë luftës së Bosnjes me lidershipin kroat të kohës, çka provokoi një  vetëvrasje në sallën e gjyqit.

Ish-kreu ushtarak kroatëve të Bosnjes, Slobodan Praljak, i akuzuar për krime lufte, u vetëhelmua dje në sallën e gjyqit, disa sekonda pasi gjykatësit e Hagës konfirmuan vendimin për ta dënuar atë me 20 vite burg.

Ai u dënua së bashku me pesë drejtues të tjerë lokalë lidhur me një fushatë terroriste kundër boshnjakëve myslimanë në Bosnjen Perëndimore, që Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) tha se ishte planifikuar dhe kryer në bashkëpunim me udhëheqësit kroatë të kohës.

Filmimet në sallën e gjyqit shfaqin të akuzuarin Praljak, i cili  thërret me zë të lartë se nuk ishte kriminel dhe pastaj aktin e vetëhelmimit.

Kryeministri konservator kroat, Andrej Plenkoviç e përshkroi vetëvrasjen e Praljak si “një akt i një padrejtësie të thellë morale” dhe se ”vendimi i gjykatës së OKB-së ishte i papranueshëm”.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç refuzoi të merrte pjesë në samitin e lidereve në Islandë, ndërsa parlamenti pezulloi seancën e radhës pas ngjarjeve në Gjykatën e Hagës.

Gjithashtu, media kroate kritikoi ICTY-në lidhur me vendimin e marrë pas më shumë se dy dekadash hetimesh.

“Ky është një fund i trishtueshëm. Gjykata e Hagës ka dështuar në gjithçka ndryshe nga sa pritej”, sipas së përditshmes kroate “24Sata”.

“Çështja u shndërrua në një instrument politik që së bashku me standardet e saj ligjore, ka kontribuar gjerësisht në krijimin e shoqërive të sëmura në rajon dhe largimin e personave normalë”, sipas një komenti të gazetës së sipërcituar

2 komente në “Kroacia reagon e zemeruar pas vet-helimit te Slobodan Praljak: Ky është një fund i trishtueshëm”

  1. hajduti says:

    perpara DPA ishte edhe ATSH

  2. beni says:

    Kjo tregon,se institucionet e ktij tribunali jan me të motivuara politikisht e të korruptuara?
    Ku është ideatori i ksaj kasaphanë Bill klinton?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. s
    smdoll

    ラブドール 通販 顧客が愛人形の写真を微調整したAlexa– 168 CM | 5 '6 "-Dカップ–WMドール

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール

      WaxDoll セックスロボットについての現代の物語の監査あなたがセックス人形から得る9つの壮大な運動なぜ思春期の若者はコンドームを着用するのが嫌いですか?この背の高いダッチワイフのために海岸で撮影

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje