Lidhur me situaten e veshtire te krijuar nga permbytjet ne autostraden Tirane- Durres,kane nderhyre Forcat e Armatosura.
Tre motorrpompa te komandes mbeshtetese mberrijne ne afersi te ktheses se Rinasit per te larguar ujin.
Moti i përkeqësuar ka sjellë përmbytje në disa zona në vend. Tre familje të tjera përveç atyre në një fshat të Vlorës janë evakuuar edhe në Tiranë, raporton shqiptarja.com. Bëhet fjalë për tre familje në fshatin Laknas, të cilat janë larguar menjëherë nga banesa me ndihmë të Emergjencave Civile.
Edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit ka rrugë të përmbytura dhe trafik të rënduar. Ndërsa uji nuk ka kursyer edhe ambientet e komisariatit nr. 5.
Raportohet per përmbytjen e autostradës Tiranë – Durrës. Siç shihet edhe në fotot e publikuara në rrjetet sociale, uji ka vërshuar në të gjithë autostradën.
Disa automjete janë mbuluar nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara. Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergejncat Civile pasi situata po agravon.
Nga vendngjarja thuhet se uji ka pushtuar disa banesa dhe biznese në zonat përreth autostradës.
Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi në lidhje me përmbytjet në disa rrugë dhe veçanërisht autostradës Tiranë-Durrës, tha se ne jemi njësi koordinimi dhe s’kemi kapacitetet e duhura për të ndërhyrë.
Premçi tha se është përgjegjësi e kompanisë private të mirëmbajtjes.