Momente prekëse, vajza nuk pranon të evakuohet nga shtëpia pa marrë dhe macen

2 Dhjetor 2017, 12:22Lifestyle TEMA

Dita e premte ka sjellë nevojën e evakuimit të qindra banorëve në zona të ndryshme të vendit, për shkak të përmbytjeve masive të banesave.

Disa prej tyre kanë refuzuar të lënë shtëpitë, nga frika e vjedhjeve, por edhe për arsye të tjera.

Një rast vërtet emocionues është raportuar me një vajzë të vogël, e cila ka refuzuar të dalë nga shtëpia pa marrë më parë edhe macen e saj.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, dhe duket vajza, e cila pasi merr edhe kafshën shtëpiake, evakuohet nga emergjencat civile.

Një rast sa tragjik, aq edhe me vlerë njerëzore.(tesheshi.com)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje