VIDEO/ Momenti kur Alma Lama përplaset me ambasadorin serb në Itali

2 Dhjetor 2017, 19:17Rajoni TEMA

Ambasadori i Serbisë në Itali Goran Aleksic, ka bërë një figurë qesharake në Universitetin La Sapienza, kur insistoi të merrte fjalën në fund të një konferencë shkencore dhe të fliste kundër Kosovës dhe prezantimeve që u bënë aty.

Pjesëmarrësit në konferencë që ishin profesorë, studentë diplomatë dhe një senator, filluan të lëshojnë sallën kur ai u drejtua me arrogancë të pranishmeve, “Cili nga ju ka qenë ndonjëherë në Kosovë”. Ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama i reagoi duke i thënë që të mos ofendonte të pranishmit dhe se në sallë kishte përfaqësues të shtetit të Kosovës.

Të pranishmit filluan të dalin nga salla dhe i kërkuan të ndërpriste fjalën.  Incidenti ndodhi pas prezantimit të sesionit për Kosovën, në Konferencën e organizuar nga  Fondacioni La Sapienza i Romës dhe Qendra e Hulumtimeve për Eurazi (CEMAS) e Universitetit Sapienza të Romës.

Tema e konferencës ishte “Përtej Luftës: Restaurimi i trashëgimisë kulturore në Kroaci dhe Kosovë”, ndërsa tema e sesionit për Kosovën ishte Mbrojtja e trashëgimisë nga manipulimet historike, ky prezantuan punimet e tyre Dr. Florina Jerliu dhe Kerkuesi shkencor Arben Arifi.

Ambasadorja tha se Kosova tani është një vend i hapur për të gjithë studiuesit, trashëgimia kulture çdo ditë e më shumë po pasurohet me anë të zbulimeve të reja, gërmimeve dhe gjetjeve të vendbanimeve të lashta, artifakteve me vlerë etj.

“Ne ende kemi shumë çështje të hapura që kërkojnë zgjidhje me Serbinë, edhe në lidhje me trashëgiminë kulturore, tha Lama. Serbia ka marrë mbi 1200 artefakte arkeologjike dhe etnografike nga Muzetë e Kosovës gjatë luftës, dhe nuk pranon t’i kthejë ato. Mes tyre edhe statuja mbi katër mijë vjeçare.”

14 komente në “VIDEO/ Momenti kur Alma Lama përplaset me ambasadorin serb në Itali”

  1. like says:

    presim qe qeveria dhe opozita e shqiprise dhe kosoves te dalin me nje note te perbashket ndaj qeverise se beogradid qe te kerkoje falje per fyerjen ndaj aktit te nepunesit te saj.

    1. art says:

      Falje per djegjen e kishave ne Kosove?!!!

      1. like says:

        @art.
        ambasadori eshte ne te drejten e tije te kerkoje falje per çdo gje qe ai shef si te padrejte. une e kisha fjalen tek menyra. ne fund te fundit kush ka te drejte e kush jo, e vendosin specialistet, dhe ata qe ngarkohen me ate detyre, jo ambasadoret. per mendimin tim, jane prokuroret ata qe marrin ne pyetje dhe jo ambasadoret.

  2. art says:

    Po mire……cili nga ata ( me perjashtim te Arta Lame-s ) kishte qene ne Kosove, kjo pa u bere qesharak?

    1. like says:

      @art.
      eshte veshtire te merresh vesh me ata qe vijne te te japin mend dhe jo si te barabarte. per me teper, ata qe kujtojne se jane me te mençur se te tjeret e kane prej injorances. (nuk me kujtohet kush e ka thene, nuk eshte e imja). sidoqofte, injorant mund te jete dikush, por edukata eshte tjeter gje…

  3. Baliu says:

    Alma Lama e ka deshmuar veten si karrieriste gjakftohet, qe me gjera siperfaqesore mundohet ta lustroj imazhin e vet. Ajo kur ishte deputete ne kuvendin e Kosoves me maske ne fytyre mbas mesnates perpiqej te kontribonte ne miratimin e “Zajednices” apo bosnjezimin e Kosoves. Per ket “besnikeri” edhe u shperblye me postin e ambasadores ne Itali.

    1. Mali says:

      Eshte e turpshme kur dikush shpif per znj. Lama. Ajo eshte nje shqiptare e vertete.

  4. Janullatos kolotrypida says:

    Injorantet serbe e greke vazhdimisht krijojne skena te tilla ne perendim. Sbejne gje tjeter veçse diskretitojne veten e tyre para europianëve

  5. Scutari says:

    bravo Ambasador qe mbroni historinë e lavdishme të Kosovo Metohia nga barbaret islamik!

    1. IT says:

      Tani do zbuloj se nga cila PC apo smartfone ke shkruar dhe te ta nxjerr surratin publik se tipa si ty nuk ben te jetojn. Shkodranet jan atedhetar te medhej por ti njollos ata.

    2. Lugati says:

      kosova metohia motres tate..mer plere e uraleve ruse

  6. Lugati says:

    po dal jasht teme..meqense gjendja eshte kritike(sic thojne)ne ferras..ai miku im qe komenton ke kjo gazete me pseudonimin(firaku nga ferrasi) o firak uroj t’jesh mire vllai tem..dhe po pate kohe na jep pergjigje..mero botoje

  7. qipro says:

    rrace e degjenerume serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje