Moti i keq, probleme edhe në Epirin fqinj ku buron Vjosa

2 Dhjetor 2017, 09:13Rajoni TEMA

Rreshjet e dendura që po vazhdojnë edhe gjatë natës, kanë krijuar probleme edhe në Greqi, konkretisht në rajonin e Epirit, që është fqinj me Shqipërinë.

Siç raportohet nga terreni, stuata më e rënduar paraqitet në zonën Plesio të Filatit, ku po operojnë makineri të emergjencave civile. Problemet janë krijuar sa nga prurjet e përrenjve, aq edhe nga rrëshqitjet e gurëve që kanël bllokuar rrugën automobilistike.

Në Tsepelovo ka vërshuar lumi Kokori, duke ndërprerë aksesin në zonat e banuara.

Nga shtrati ka dalë edhe lumi Sarandaporo në Konicë, ku një uro po rrezikon të shembet nga vërshimi i ujërave.

Në rrugë të tjera sekondare qarkullimi është ndërprerë për mjaft orë, për shkak të rrëzimit të pemëve.

Probleme nga vërshimi i ujërave janë krijuar edhe në rrugën e re nacionale Janinë – Athinë, apo siç quhet zyrtarisht rruga Joniane.

Situata paraqitet disi më e lehtë në zonën Papingo, ku ndodhet burimi i lumit Vjosa.

Sipas shërbimit meteorologjik, sasia maksimale e reshjeve në atë zonë ka qenë 70 milimetra, ndërkohë që në Tsepelevon fqinje, ka pasur sasinë më të lartë, prej 119 mm.

Gjithësesi, sa i përket vendndodhjes së burimit të Vjosës, reshjet e shiut parashikohet të ndërpriten pas mesit të natës, ndërsa për të shtunën parashikohet mot i vrenjtur, por pa shira.

3 komente në “Moti i keq, probleme edhe në Epirin fqinj ku buron Vjosa”

  1. Sali Bollati says:

    Epiri nuk eshte “fqinji yne”!
    EPIRI ESHTE ÇAMERI SHQIPTARE!!!

  2. Epir i Leshit says:

    Pse paska Epir fqinj?! Sikur nje Epir i vetem eshte?! Hajde gazetari hajde! Akoma me Epire ngelet!

  3. Tarasi says:

    Epiri i mamit tat,,koqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje