RAPORTI/ Ja pse qytetarët e Kosovës i bashkohen grupeve terroriste

30 Nëntor 2017, 09:46Rajoni TEMA

Një raport i publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara nxjerr në pah se sfidat socio-ekonomike, identiteti, ideologjia, mediat sociale dhe mundësitë e lehta për të udhëtuar në luftrat e Sirisë dhe Irakut ka shtyrë qytetarët e Kosovës për t’ju bashkangjitur grupeve terroriste. 

Këto të dhëna janë pjesë e një anketimi të këtij raporti lidhur me të “Kuptuarit e faktorëve shtytës dhe tërheqës në Kosovë: intervista me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre”, gjatë së cilës janë kryer 13 intervista me luftëtarë të huaj tashmë të dënuar, atyre që ndodhen në arrest shtëpie dhe me familjet e tyre.

Udhëheqësi i projektit, Alain Lapon, tha se interneti dhe mediat sociale janë një nga faktorët kryesorë të rrezikut dhe sipas tij këto janë identifikuar si disa nga burimet kryesore të informimit për rekrutimin dhe radikalizimin e qytetarëve. Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të hulumtojmë më shumë në rrjete sociale për të kuptuar më mirë ideologjitë radikale që përhapen nëpërmjet këtyre rrjeteve.

“Do të thosha që kjo është më shumë një nismë e kundër terrorizmit për të hulumtuar rrjetin por hulumtimi duhet të bëhet për të kuptuar më mirë ideologjinë radikale prapa saj, jo vetëm si rrjetë, por për të parë pikërisht ideologjitë e tyre radikale”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se përhapja e ideologjisë fetare është agjendë e rrezikshme dhe kërcënon Kosovën. Ai tha se megjithëse vetëdija e qytetarëve në Kosovë është ngritur ende mbetet shqetësuese përhapja e ideologjive tejskajshme.

“Është ende shqetësuese një gjuhë propangadistike në raste të caktuara e disa prej imamëve ose prej disa të ashtuquajtur imam të cilët vazhdojnë me përhapë ideologji të rrezikshme që rrezikojnë jetën e njerëzve të pafajshëm dhe që rrezikojnë pra t’i bëjnë pjesë e luftërave terroriste të rinjtë e vendit tonë dhe kjo është e patolerueshme dhe nuk bënë të tolerohet në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delaëie tha se raporti thekson nevojën e vazhdimit të punës së rëndësishme për të trajtuar ekstremizmin e dhunshëm.

“Ashtu siç raporti e tregon, ekstremizmi i dhunshëm vazhdon të përhap rrëfimet, mesazhet dhe ideologjitë, për të prekur dhe për të infektuar të rinjtë që janë të papunë. Ne duhet të vazhdojmë investimet tek të rinjtë për të siguruar që ata të mbeten të qëndrueshëm ndaj të gjitha këtyre trysnive. Ne duhet po ashtu të investojmë në komunitetet tona dhe për t’u siguruar atyre mjetet e nevojshme për të trajtuar radikalizmin”, tha ambasadori Delawie.

Që nga viti 2014, autoritetet në Kosovë kanë bërë përpjekje që nëpërmjet arrestimeve dhe ligjeve të ndalojnë shkuarjen e qytetarëve të saj në luftërat në Siri dhe Irak për të luftuar përkrahë organizatave terroriste. Janë hetuar mbi 200 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 130 persona janë arrestuar dhe janë dënuar mbi 40 syresh.

Por, sfidë e radhës sipas ekspertëve të sigurisë mbetet trajtimi i të kthyerve nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe parandalimi i radikalizimit në vend. /Zeri Amerikes/

3 komente në “RAPORTI/ Ja pse qytetarët e Kosovës i bashkohen grupeve terroriste”

  1. Flm says:

    Shkaqet shkruhen ne 5 rreshtat e para te artikullit, …. ja dhe disa arsyje.
    1- MJERIMI mesjetar qe mbizotron ne KOPET e bagetive Islamike.
    2- IDENTITETI Otomano-Arab qe mbizotron ne Kosov, si shkak i KOLONONEVE nga Anadolli qe perandoria Osmane solli ne Kosove.
    3- IDEOLOGJIA Islamike qe mbizotron si shkak e Hibrideve Otomane qe kane zaptuar Kosoven.
    4- MUNDESIT E LEHTA PER TE UDHETUAR qe kishin krijuar sekseret Turq te “vellait” Erdpganit per te rekrutuar tru-shpelaret Turko-Arnaut te Kosoves, qe perdoren historikisht nga Sulltani si “mish per top”.
    5- MEDJAT SOCIALE qe jane shume te fuqishme ne Internet, pasi Islami eshte e vetma FE qe investon kaq shume ne propagant kurse mileti Musulman eshte ne shumicen e rasteve ne varferi te tej skajshme.

    1. Alpet.al says:

      Ja dhe ky qelbesira Flm, grekqiri i bithecpuarit Janulla, i ngarkuar dhe i paguar te tundi flamurin e reckosur antishqiptar te Vorio Epirit, qe ndjek me qiri cdo shkrim e lajm ne mediat tona te cilat pastaj mund t’i komentoje me vrer e helm kunder shqiptareve.
      Ky plehre dhe birbo i grekeqireve, si dobic i falangave mesjetare te kishes se rrezikshme greke, i ngjan shume atyre ushtareve japoneze te mbijetuar nga Lufta e Dyte Boterore neper shpellat e ishujve te Oqeanit Paqesor, qe edhe pas 20 e ca viteve, vazhdonin te besonin dhe te mbanin armet gati per kauzen e Perandorise Japoneze te zoterimit te Azise dhe te Paqesorit, nderkohe qe Amerika ishte ulur kembekryq tejpertej Japonise.
      Ore Flm, debil i Janulles dhe qelbesirave fashiste greke, qe vazhdojne te lehin per Vorio Epirin, akoma nuk e keni kuptuar se kauza juaj ka vdekur dhe eshte varrosur prej kohesh, se tashme shqiptaret kane fjalen e pare ne kete pjese te Ballkanit dhe, shume shpejt, do vijne e te ulen kembekryq ne tokat dhe pronat e tyre ne Cameri.
      Shko mor gomar dhe gjej nje pune tjeter me te hajrit.
      Lere kermen e Janulles te qelbet e te marre ere aty ku eshte, i rrethuar nga nje dore e ndyre gjakshprishurish qe kane shitur vendin e tyre dhe jane gati te shesin edhe nenat e motrat e tyre per nje dore parash nga arkat e mykura te Megali Idheas te mbetura qe nga shekulli i 19-te.a

  2. nikolla says:

    KOSOVARET KERKUN QFAR DESHEN RRACA MA E FELLIQUR NE BOTE FUNDERRINAT E TURQISE POSHTE ISSIS VDEKJE KRIMINELAVE DHE TANE ATO QE I BASHKOHEN ISLAMIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje