Erdogan “tremb” biznesmenët: Kush nxjerr pasuritë jashtë Turqisë, kryen tradhti kombëtare

4 Dhjetor 2017, 10:26Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se biznesmenët që përpiqen ta largojnë pasurinë jashtë vendit, kryejnë “tradhti”.

Gjatë një fjale në televizion, Erdogan theksoi se “jam i vetëdijshëm se disa biznesmenë po përpiqen t’i dërgojnë pasuritë e tyre jashtë vendit”.

Ai ka shtuar se i ka bërë thirrje qeverisë “që të mos i autorizojë këto lëvizje, pasi ato janë akte të tradhtisë”.

Megjithatë, ai nuk ka përmendur ndonjë emër të biznesmenëve eventualë, që janë përpjekur ta largojnë pasurinë nga Turqia.

Këto komente u bënë vetëm disa ditë pasi prokurorët urdhëruan konfiskimin e pasurisë së një tregtari ari me shtetësi turko-iraniane, i cili në një gjykatë në Nju Jork po dëshmon kundër një bankeri turk të akuzuar se ka shkelur sanksionet e Shtetevetë Bashkuara kundër Iranit.

Në dëshminë e tij, biznesmeni me ermin Reza Zarrab, ka akuzuar Erdoganin dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë, se kanë marrë pjesë në nënshkrimin e një transaksioni në skemën prej 1 miliard dollarësh, për të pastruar parat iraniane nga shitja e naftës dhe gazit, nëpërmjet transaksioneve me ar, në mënyrë që Iranit t’i mundësohej shfrytëzimi i fondeve në aspektin ndërkombëtar, duke shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje