Tensionet në rritje, Koreja e Veriut: Trump “demon bërthamor”, shkatërrues i paqes globale

3 Dhjetor 2017, 09:20Bota TEMA
Tensionet në rritje, Koreja e Veriut: Trump “demon

Tensinonet mes SHBA dhe Koresë së Veriut vijonë që të jenë në rritje.

Gjashtë F-22 amerikanë kanë mbërritur sot në Korenë e Jugut në kuadër të ciklit vjetor të manovrave të përbashkëta ajrore “Ace Vigilant”, që do të mbahet nga 4 deri në 8 dhjetor.

Ky ushtrim vjen si një provë e madhe force përball Phenianit, pak ditë para lançimit të raketës së re interkontinentale.

SHBA gjithashtu ka në plan të dërgojë F-35A, F-35B, F-16C si dhe një numër të panjohur superbombardimi B-1B.

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe administrata e tij janë duke “provokuar për një luftë bërthamore”, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.

Zëdhënësi e cilëson Trump “demon bërthamor” dhe një “shkatërrues të paqes globale”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje