Shokon ish-i besuari i Trump, pranon fajin nё aferёn me Rusinё

2 Dhjetor 2017, 15:50Bota TEMA

Ish-i besuari i presidentit Donald Trump është akuzuar nga drejtësia e SHBA-së për dëshmi të reme lidhur me kontaktet e tij me Rusinë.

Ish-këshilltari i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Michael Flynn, ka deklaruar pranimin e fajit, që FBI në valën e aferës me Rusinë nuk ka thënë të vërtetën, sikurse pati deponuar në Gjykatën Federale në Uashington. Ish i besuari i Trumpit kritikohet për kontaktet me Rusinë dhe për këtë arsye pak javë pas marrjes së postit iu desh të japë dorëheqjen.

Telefonatë me ambasadrin rus

Konkretisht bëhet fjalë për deshminë, që ka dhënë Michael Flynn lidhur me bisedat e tij me ambasadorin rus Sergej Kisljak. Ish-gjenerali ka telefonuar me Kisljakun në dhjetor 2016, pak javë para ardhjes në detyrë të qeverisë së presidentit Trump.

Lidhur me këtë telefonatë Flynn ka “dhënë me vetëdije deklarata fiktive dhe të reme”, thuhet në një dokument të hetuesit special Robert Müller.

Shtëpia e bardhë: Pranimi i Flynn ka të bëjë vetëm me atë vet

Mueller heton pistën e dyshimit, se Rusia e ka influencuar zgjedhjen e  Donald Trump president të SHBA-së dhe mund të ketë pasur marrëveshje të fshehta me bashkëpunëtorë nga ekipi i tij elektoral.  Trump dhe qeveria në Moskë e mohojnë këtë.

Pas pranimit të Flynn-it shtëpia e bardhë e paraqiti pohimin e tij se ka dhënë dëshmi të reme si veprim të gabuar të tij. “Asgjë nga pranimi apo akuza nuk ka të bëjë me kërkënd tjetër veҁse me vet Flynn”, thuhet në një prononcim të shtëpisë së bardhë. Janë të njëjtat deklarata të  Flynn-it, që kanë ҁuar në dorëheqjen e tij në shkurt. Ndërkohë po shtohen të dhënat, që Flynn mund të ketë hyrë në kontakt me zyrtarët rusë nën mandatin e personave “të niveleve shumë të larta” të administratës Trump.

Trump vihet gjithnjë e më shumë në fokus

Flynn është i dyti përfaqësues i lartë i kampit të Trump-it, i cili akuzohet lidhur me aferën e Rusisë. Më parë në shënjestër të drejtësisë ishte ish-shefi i fushatës elektorale Paul Manafort. Edhe këshilltari i tij për politikën e jashtme në fushatën elektorale, George Papadopoulos, ndërkohë ka pranuar se ka bërë dëshmi të reme. Me akuzën kundër Flynn edhe Trump po vihet gjithnjë e më shumë në epiqendër të aferës së Rusisë.(DW)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje