Erdogan përballet me akuza të forta, i implikuar në një skemë pastrimi parash në Iran

1 Dhjetor 2017, 20:53Bota TEMA

Një tregtar ari ka akuzuar presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdoan për pastrim parash në Iran.

Sipas pretendimit të ngritur, Erdoan ka aprovuar një skemë ilegale gjatë kohës kur shërbente si kryeministër i Turqisë, për të ndihmuar Iranin të shmangë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është implikuar në një skemë të pastrimit të parave në Iran.

Akuza vjen nga tregtari turko-iranian i arit Reza Zarrab, i cili deklaroi në një gjykatë federale të Nju Jorkut se Erdogan ka autorizuar një transaksion në një skemë që e ka ndihmuar Iranin të ketë akses në tregjet ndërkombëtare pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Zarrab po bashkëpunon me prokurorët amerikanë në gjyqin penal të një ekzekutivi të një banke turke, i cili akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave për Iranin.

Në kohën që mendohet të ketë ndodhur kjo skemë, Erdogan shërbente në postin e kryeministrit të Turqisë.

Sipas Zarrab, ai e ka mësuar informacionin mbi këtë implikim të Erdogan nga ministri i atëhershëm i ekonomisë.

Nuk pati një koment të menjëhershëm nga Erdogan apo përfaqësuesit e tij lidhur me akuzat e ngritura nga Zarrab.

Presidenti turk është shprehur më herët se vendi i drejtuar prej tij nuk ka shkelur asnjë sanksion të vendosur nga Shtetet e Bashkuara.

Madje, një zëdhënës i qeverisë së Erdogan e quajti çështjen si një “komplot kundër Turqisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje