Udhëkryqi gjerman, Steinmeier krijon ura pёr formimin e qeverisё

1 Dhjetor 2017, 09:31Bota TEMA

Në një rreth të ngushtë, presidenti u përpoq t’i afrojë krerët e partive CDU, CSU dhe SPD.

Por formimi i një koalicioni me ata që grinden pas humbjes së zgjedhjeve nuk është i lehtë.

Kur do të ketë Gjermania më në fund një qeveri të re? Kjo pyetje nuk mund të marrë përgjigje të prerë as pas takimit në kështjellën Bellevue, presidenca në Berlin. Presidenti Frank-Walter Steinmeier i ftoi krerët e partive në një raund konsultimi në presidencë.

Reth dy orë ai peshoi mundësitë me kancelaren Angela Merkel, kryetarin e partisë kristiansociale (CSU) Horst Seehofer dhe me kryetarin e partisë socialdemokrate (SPD) Martin Schulz, nëse mund të shmangen zgjedhjet e reja me një koalcion të ri me bazë të gjerë mes dy partive popullore.

Ende mbetet e paqartë nëse mund të ketë lëvizje drejt një koalicioni të tillë. Pas takimit në mbrëmje nuk u publikuan detaje. Përpjekja e parë për krijimin e qeverisë mes kristiandemokratëve/kristiansocialëve (CDU/CSU), liberalëve dhe ekologjistëve dështoi.

Në botën e jashtme shumë shohin me shqetësim këtë zhvillim në vendin më të fuqishëm ekonomik të BE-së, ku edhe dhjetë javë pas zgjedhjeve ende nuk ka një qeveri të re. Socialdemokratët pas humbjes në zgjedhje e përjashtuan mundësinë e pjesëmarrjes në qeveri.

Presidentit Steinmeier, i cili për një kohë të gjatë si ministër i Jashtëm ka qenë kryediplomati në vend, iu desh mjeshtëri diplomatike për të gjetur fillin e bisedës mes pjesëmarrësve.

Pikënisja e këtij ndëmjetësimi është e ndërlikuar. Nëse duhet të pengohen zgjedhjet e reja, gjë që po mundohet ta bëjë presidenti, atëherë mbeten vetëm dy opcione për krijimin e qeverisë: ose unioni konservator të qeverisë me socialdemokratët, ose kancelarja duhet të drejtojë një qeveri të pakicës.

Por kancelarja do ta shmangë me të gjitha mundësitë një qeverisje të pakicës, sikurse ka theksuar ajo disa herë.

Qëllimi i saj është mundësisht sa më shpejt të drejtojë një qeveri të aftë të veprojë edhe duke iu referuar vatrave ndërkombëtare të krizës përreth Gjermanisë.

Ndaj kancelarja është për një vazhdim të koaliconit me socialdemokratët. Një qeveri pakicë, sipas saj do të bënte që shpejt të kishte zgjedhje të reja.

Por në radhët e socialdemokratëve nën drejtimin e Martin Schulz është mjaft e diskutueshme mundësia e një koaliconi me bazë të gjerë. Përderisa Schulz pas zgjedhjeve e përjashti këtë në mënyrë kategorike, tani do të duhej të shkelej ky premtim ndaj socialdemokratëve, për të nisur bisedimet e koaliconit me CDU/CSU.

Sidoqoftë sondzahet aktuale me elektoratin flasin për një opcion të tillë, që SPD-ja të vazhdojë koalicionin. Rreth 61 përiqind e të anketuarve e shohin këtë si zgjidhje. Brenda SPD-së 58 e mbështesin këtë opcion.

Se si do të vazhdojë pas konsultimeve tek presidenti, kjo mbetet ende e hapur. Të gjithë pjesëmarrësit nuk u prononcuan për hollësi n ëpublik, duke deklaruar, se të premten do të informojnë opinionin. Mbete pra e pasigurtë nëse deri në Krishtlindje në Gjermani do të mund të nisin bisedimet e koalicionit për formimin e qeverisë mes CDU/CSU-së dhe SPD-së. (DW)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje