Zbulohet letra e lamtumirës së gjeneralit kroat që piu helm: Dua të me digjni dhe hirin tim ta dërgoni në...

1 Dhjetor 2017, 09:44Bota TEMA

Slobodan Praljak, i cili u vetëvra nga helmimi pas vendimit të gjykatës së Hagës, ka lënë një letër lamtumire.

Letra u gjet në shtëpinë e familjes së Praljakut në Zagreb, në të cilën ai kishte shprehur dëshirën e tij të fundit. Letra u vulos me një shënim për të hapur në rast të vdekjes së tij dhe u shkrua dy vjet më parë.

Unë nuk dua që të kem një varr, dua të me digjni dhe hirin tim ta dërgoni në Mirogoj (Vend ku janë të varrosur dëshmoret e ushtrisë kroate)”, thuhet pjesërisht në letrën e zbuluar të cilën ai e shkroi vetë.

Praljak, i cili ishte shefi i Shtabit të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO), u dënua me 20 vjet burg, pas të cilës ai u ngrit ku tha se ai e hedh poshtë vendimin e gjykatës së Hagës duke pirë më pas helm nga një gotë e vogël që mbante në xhepin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje