Nga Ylli Molla
Pergatiti per gazeten TemA
Hitleri: Shqipëria e pavarur, me iniciativën e vet
Para pak ditësh doli në qarkullim libri me kujtime “Guvernatori i Hitlerit për Ballkanin”, botuar nga Shtëpia Botuese BOTART. Autori Herman Nojbaher (1893-1960), anëtar i hershëm i Partisë Nacional-Socialiste të Austrisë, ka qenë kryebashkiak i Vjenës (mars 1938 – dhjetor 1940) dhe më pas u është bashkuar forcave gjermane të shërbimit të jashtëm si specialist në çështjet ekonomike për Evropën Juglindore. Ai veproi në Rumani, Bullgari, Greqi (tetor 1942) dhe përfundimisht në Beograd në gusht 1943 si i dërguar i veçantë i Zyrës së Jashtme gjermane për Evropën Juglindore. Nga 11 shtatori i 1943-shit, pas rënies së Italisë, ai u emërua edhe përgjegjës për Shqipërinë dhe punoi ngushtë me Vermahtin deri në kapitullimin e Gjermanisë në 1945-ën. Në 1946-ën, Nojbaheri u arrestua nga amerikanët dhe u dërgua në Beograd, ku në 1951-shin, u dënua me burgim si kriminel lufte meqenëse mbështeti forcat gjermane si diplomat dhe ekonomist. Ai u lirua në nëntor 1952 kur dhe u kthye në Austri. Në librin e tij me kujtime “Mision i posaçëm në Europën Juglindore 1940-1945” 1956, Nojbaher jep me hollësi veprimtarinë e tij të rangut të lartë për llogari të Gjermanisë nacional-socialiste në Ballkan. Një detaj shumë interesant në këtë libër ka të bëjë me qëndrimin e Hitlerit ndaj myslimanëve të Ballkanit. Ja si e përshkruan autori: “Një herë, me rastin e një debati të gjallë për Juglindjen e Europës, doja t’i ilustroja Adolf Hitlerit rëndësinë politike të Islamit të Ballkanit për Lindjen e Afërme, i thashë atij, i cili ishte veçanërisht i ndjeshëm ndaj formulimeve plastike: “Nëse ju godisni një mysliman të Sanxhakut, do ju shajë një student në Kajro!”. Kjo i pëlqeu aq shumë, saqë pak më vonë e përdori vetë këtë shprehje. Hitleri kishte shumë simpati për Islamin. “Një fe për burra!,- tha diku.- Sikur gjermanët të ishin bërë myslimanë, do të kishin bërë më përpara në histori!” Për një pagan ky është një pohim i konsiderueshëm, lidhur me vlerat e një feje pozitive. Por me siguri e kishte parasysh fatalizmin e luftëtarit mysliman”.
Shqipëria
Krijimi i një shteti
I derguari i Hitelrit Nojbaher
Kur në fund të gushtit 1943, në Kuartierin e Përgjithshëm të Fyhrerit mora detyrën “I ngarkuari i posaçëm i Ministrisë së Jashtme për Europën Juglindore”, Shqipëria u përmend pak. Kjo sepse atje ishte ende mbret Viktor Emanueli dhe, në emër të tij qeveriste një Luogotenente. Gjermania kishte në Shqipëri një konsullatë të përgjithshme, e cila kryesohej prej zotit Shlip. Por kur më 8 shtator 1943 gjenerali Ajzenhauer shpalli armëpushimin me Italinë, Shqipëria doli aq shumë në plan të parë, për shkak të pozicionit të saj në ngushticën e Otrantos, në anën tjetër të së cilës ndodheshin fuqitë armike, saqë unë munda ta merrja vetëm në tetor zyrën në Beograd prej paraardhësit tim të atjeshëm, zotit Bencler. Për këtë arsye, po e trajtoj edhe Shqipërinë para Serbisë dhe Malit të Zi, në kundërshtim me radhën zyrtare të detyrave.
Detyra ime në Shqipëri ishte sigurisht e jashtëzakonshme, për shkak të shkurtësisë së saj lakonike. Ribbentropi më telefonoi në Beograd dhe më njoftoi se Fyhreri dëshiron “një Shqipëri të pavarur, e shpallur me iniciativën e vet” dhe unë duhej që të nesërmen, më 11 shtator, të shkoja te divizioni gjerman në Elbasan. Me një avion special do më dërgohej një njohës i gjuhës dhe i zakoneve shqiptare, i cili do të më shoqëronte në Shqipëri. Unë duhej të marshoja me këtë divizion drejt Tiranës, që të realizoja misionin e ngarkuar.
Para tri javësh kisha marrë në Kuartierin e Përgjithshëm njohuri shumë të sipërfaqshme për situatën politike në Shqipëri dhe kisha njohur deri tani vetëm dy politikanë shqiptarë, të cilët kërkuan të lidheshin me mua në Beograd menjëherë pas rënies së Italisë: Xhafer Devën, i cili luante një rol politik në ish-rajonin serb të Kosovës, dhe Vehbi Frashërin, një djalë i kryetarit të ardhshëm të Këshillit të Regjencës, Mehdi Bej Frashërit. Ky i fundit në këtë kohë jetonte ende si i internuar në një hotel në Romë, me vajzën e tij Mediha.
Ishte tashmë mbrëmje vonë, kur konstatova se në Elbasan s’kishte fare aerodrom. M’u duk se isha me vonesë për ta riorganizuar ekspeditën time në autokolonë dhe vendosa – sigurisht pa e njoftuar Kuartierin e Përgjithshëm – të fluturoja mëngjesin e 11 shtatorit direkt për Tiranë, e cila ishte ende në duart e trupave italiane. Para meje fluturoi një kompani parashutistësh që do të zbarkonte në Durrës – xhanëm armiku ishte shumë afër, matanë Adriatikut. Pak para uljes së avionit tim Heinkel 111, u ulën në aerodromin e Tiranës tre aeroplanë Ju 52 me 60 ushtarë të divizionit “Brandenburg”, si pararojë e fuqisë luftarake gjermane. Xhafer Devës i lashë në Mitrovicë një aeroplan të markës “Storch” në dispozicion. Kishte ardhur ora e tij…
Mehdi Bej Frasheri, At Anton Arapi, Rexhep Mitrovica
Me zotin Shlip dhe zotin Shajger, specialistin e gjuhës dhe të zakoneve shqiptare, që ma kishte dërguar Kuartieri i Përgjithshëm, biseduam për situatën në Shqipëri. Shajgeri, ish-oficer austro-hungarez me Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, kishte jetuar mbi 20 vite në Shqipëri pas Luftës së Parë Botërore dhe ishte një leksikon i gjallë i çështjeve shqiptare. Situata nuk ishte shumë konfuze. Shqipëria e Jugut ishte pjesërisht në duart e partizanëve komunistë, kundër të cilëve italianët ishin paraqitur me pak sukses. Për këtë arsye, qysh para rënies së Italisë ishte dislokuar një divizion gjerman në Elbasan. Këta partizanë do të ishin nesër kundërshtarët tanë të sigurt gueriles. Luftëtarët nacionalistë, që kishin dalë malit kundër pushtimit italian (Balli Kombëtar), sipas ligjit lidhur me armikun Nr. 1, nuk do të ishin të rrezikshëm për ne. Për ata, si në Greqi dhe Jugosllavi, ishin bërë komunistët armiku Nr. 1. Shqiptarët e dinin fare mirë që ne kishim marshuar në Shqipëri vetëm për arsye të ngutshme ushtarake, për t’u mbrojtur nga sulmi nga krahët, me të cilin na kërcënonin Aleatët nëpërmjet ngushticës së Otrantos. Mua nuk më kujtohet asnjë akt armiqësor i popullsisë kundër Vermahtit gjerman. Veç kësaj, Gjermania gëzonte një emër të mirë në Shqipëri. Vërtet ky nam pësoi diçka kur Gjermania e toleroi sulmin italian të 7 prillit 1939, por tani gjermanët po i çarmatosnin italianët dhe, me këtë rast madhështor, shqiptarët mund t’i shumonin armët në shtëpitë e tyre. Pushtimi austro-hungarez me metoda shumë të shkathëta gjatë Luftës së Parë Botërore kishte lënë përshtypje të mirë te popullsia; e kjo kontribuoi gjithashtu që marshimi gjerman u prit mirë kudo. Pamja e një trupe elitare, e disiplinuar, që ishte miqësore ndaj popullsisë, krijonte simpati në këtë popull malësor, mbajtës krenar i armëve të veta.
Njerëzit e Ballit Kombëtar nuk luftuan kurrë kundër trupave tona. Ata u shpërndanë ose u kthyen kundër partizanëve në Jug. Vetëm Abaz Kupi, që mbahej si ruajtës i fronit të mbretit Ahmet Zog, me gjoja 1000 e më shumë përkrahës, qëndronte në male në hapësirën midis Tiranës dhe Shkodrës. Tek ai kishte edhe oficerë koordinatorë anglezë. Ne e lamë atë të qetë dhe ai ne. Abaz Kupi gëzonte një emër të mirë në Shqipëri dhe Asambleja Kombëtare që po konstitucionohej, në tetor 1943 i dërgoi përshëndetje solemne. Kjo gjë neve nuk na prishte punë. Ky akt nuk ishte demonstrim kundër nesh; përkundrazi, ishte një njohje për luftëtarin e lirisë kundër Italisë, e cila e kishte aneksuar dhe qeverisur vendin.
Po mjaftohem me këtë përshkrim të shkurtër të sfondit politik, në kuadrin e të cilit u zhvilluan ngjarjet e ditëve të mëvonshme, dhe po i kthehem detyrës time: Kuartieri i Përgjithshëm Gjerman priste një Shqipëri të pavarur me iniciativën e vet.
Apaz Kupi
Kjo gjë po vinte rrotull, por atmosfera ishte e rëndë. Ora orës vinin fjalë, të përhapura nga agjentë të zellshëm, për zbarkimin e afërt të anglezëve, prej nga nxora përfundimin se zbarkimi nuk do të ndodhte. Shqiptarët kanë që nga koha e romakëve një praktikë historike me çështjet e pushtimit. Të kërkojnë prej të fortit ar dhe armë, t’ia marrin të dyja të dobëtit që po tërhiqet, është tradita e një populli të vogël luftarak malësor, i cili nuk donte që të shtypej me këmbë nga plaçkitësit e mëdhenj. Ata kishin rezistuar prej mijëra vitesh në malet e tyre. Por tani ishte e pasigurt se kush do ta mbante pozicionin: italianët kishin marrë fund. Nën pjesëmarrjen e zellshme të shqiptarëve, ata po çarmatoseshin në të gjithë vendin. Çfarë bekimi i bukur për armët që po përfundonin në kullat e oborreve shqiptare! Por a do mund të qëndrojnë gjermanët, që në anën tjetër të Adriatikut po shtyheshin prej epërsisë së aleatëve drejt Veriut? A duhej proklamuar sot, nën damkën e Vermahtit gjerman, Shqipëria e Madhe e pavarur? A nuk duhej pritur zbarkimi i njoftuar i Aleatëve dhe dyluftimi i të fortëve?
Dy njerëz u përpoqën fillimisht veç e veç të krijonin një Komitet Përfaqësues Kombëtar, i cili do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë dhe do të merrte përsipër qeverinë provizore të vendit: shqiptari i moçëm Ibrahim Bej Biçaku nga Elbasani dhe kosovari Xhafer Deva nga Mitrovica. Negociohej ditë e natë. Duke e interpretuar me rreptësi “iniciativën vetjake”, shmanga çdo pjesëmarrje personale në këto konsultime të nxehta dhe prisja. Madje, bëra diçka tjetër: mbrëmjen e 12 shtatorit fluturova drejt Beogradit për të shmangur çdo shenjë presioni. Në datën 13 u ktheva përsëri në Tiranë dhe prita, duke qenë në dijeni të përhershme mbi ecurinë e gjërave në lidhje me krijimin e Komitetit Kombëtar. Përballë miqve tanë theksoja gjithnjë vetëm domosdoshmërinë e krijimit të një qeverie kombëtare të aftë për të vepruar. Kjo për hir të interesave më të larta të vendit, të Vermahtit gjerman dhe të diplomacisë, sepse, përndryshe, do të ishin krejtësisht të paevitueshme ndërhyrjet në administratë dhe në ekonomi. Bile, nëse fatet e vendit nuk do t’i merrnin në dorë burra të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tyre, atëherë nuk do mund të shmangej dot një regjim pushtimi, i cili nuk dëshirohej prej nesh.
Më 14 shtator të dy grupet u morën vesh për krijimin e një Komiteti, në krye të të cilit u vu Ibrahim Bej Biçaku. Ishin mbi 20 burra me emër, që gëzonin respekt në vend. Partitë nuk ngrinin peshë në këtë vend. E prita këtë dërgatë në konsullatën e përgjithshme. Profesor Dr. Shalari, që e zotëronte plotësisht gjuhën gjermane, më njoftoi me një fjalim plot me temperament dhe të përkryer nga forma se ishte krijuar një Komitet Kombëtar dhe ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë. Komiteti priste që qeveria e Rajhut të madh gjerman ta njihte pavarësinë e Shqipërisë së Madhe të Bashkuar. Me ndërgjegje të pastër premtova se do t’ia transmetoja menjëherë qeverisë së Rajhut këtë dëshirë të Komitetit Kombëtar, që do të thoshte edhe përmbushje e misionit tim. Ky akt i improvizuar ishte shumë solemn. Zonja Shlip, shumë mikpritëse, e zbuti emocionin, që zakonisht i pushton të gjithë pjesëmarrësit gjatë një akti të tillë historik, duke i qerasur me pije freskuese, të cilat u mirëpritën shumë prej themeluesve të sfilitur të shtetit.
Në të njëjtën ditë bëra vizitën përkatëse në Komitetin Kombëtar, i cili punonte në ndërtesën e presidiumit të ministrave, dhe një ditë më vonë u ktheva në Beograd. Pas një qëndrimi të shkurtër fluturova për të raportuar më hollësisht në Kuartierin e Përgjithshëm. Hitleri, i cili e kishte shumë për zemër skajin e fundit romantik të Europës, u shfaq shumë i kënaqur me rrjedhën e gjërave…
Lef Nosi, Mehdi Bej Frasheri, At Anton Arapi
Mehdi Bej Frashëri, nëse lejohem ta vlerësoj, është shpikësi i një kategorie të re në të drejtën ndërkombëtare. Ai më propozoi që Gjermania të njohë neutralitetin e Shqipërisë. Bëhej fjalë për një “neutralitet relativ”. Shqipëria e konsideron Vermahtin gjerman, i futur në këtë vend vetëm nga domosdoshmëria ushtarake, si mysafir, pa e dëmtuar neutralitetin i saj midis fuqive ndërluftuese. Qeveria shqiptare do të vepronte kundër çdo veprimtarie agjenturore që kërcënonte qetësinë e brendshme të vendit. Por, nëse armiqtë e Gjermanisë do të shfaqeshin në Shqipëri në formën e njësive luftarake, qeveria shqiptare do të qëndronte neutrale.
Pas kësaj unë, nga ana ime, e emërtova sovranitetin shqiptar si “sovranitet relativ”. Vermahti gjerman, si mik i popullit shqiptar, shtron kërkesën për t’u trajtuar miqësisht nga vendi, ku ka hyrë vetëm prej nevojës ushtarake. Gjermania e njeh sovranitetin e qeverisë shqiptare me kufizimin se ne do të detyrohemi t’i kundërvihemi një qeverie që mbështet armiqtë tanë. Prandaj, nga pikëpamja e sigurisë së trupave tona, sovraniteti i Shqipërisë ishte “relativ”.
Ramë dakord për këtë formulë dhe Kuartieri i Përgjithshëm mori njoftim për “neutralitetin relativ” të Shqipërisë.
Në Kuartierin e Përgjithshëm Gjerman e kisha të lehtë të luaja në çështjet shqiptare. Atje s’ishte askush që të kishte një ide për këtë skaj të çuditshëm të Europës, prandaj më jepnin të drejtë me lehtësi. Këtu duhet shtuar që në Gjermani është mjaft e përhapur simpatia për këtë vend të panjohur. Nuk dëshiroj të lë pa përmendur, për ta shpjeguar më nga afër këtë simpati gjermane, lavdinë luftarake legjendare të Heroit Kombëtar të shqiptarëve Skënderbe (shek. XV) dhe shkrimtarin gjerman më të lexuar midis të rinjve Karl May (rinia nga 10 deri në 80 vjeç) me librin “Në vendin e shqiptarëve”.
Por që nga ky vend i vogël malor kishin dalë legjione romake, perandorë romakë, trupa mercenare bizantine dhe gjeneralë, vezirë të mëdhenj e kadilerë egjiptianë, që Skënderbeu kishte marrë nga Papa titullin e “Shpatës së Krishterimit”, ishte folur pak edhe midis të arsimuarve. Një shqiptar me emrin Vlora qe vezir i madh në kohën e Abdul Hamidit…
Xhafer Deva
Kur fillova misionin tim në Shqipëri, në rajonin asokohe shqiptar të Kosovës gjendeshin rekrutues gjermanë për divizionin mysliman të trupave SS “Hanxhari”, i cili u organizua në Bosnje. Me ndihmën e Kaltenbrunerit ia arrita ta nxisja Himlerin për ta ndërprerë këtë fushatë rekrutimi, e cila nuk shkonte me politikën tonë neutrale. Por në vitin 1944, udhëheqësi i trupave SS, që kishte dëgjuar shumë për regjimentet e shquara elitë me boshnjakë dhe hercegovinas të perandorisë austro-hungareze, mori nga Hitleri fuqi të plota të organizonte brenda kufijve të vendit për luftën lokale kundër partizanëve një divizion alpin SS “Skanderbeg”. Ky divizion, që në stadin fillestar të përgatitjes pësoi humbje të rënda gjatë një sulmi të drejtuar keq kundër një rajoni me partizanë. Nuk isha aspak entuziast nga ky organizim, por qeveria shqiptare e priti jo pa qejf krijimin e një divizioni të tillë, sepse shpresonte për krijimin e një bërthame të stërvitur mirë për ushtrinë kombëtare dhe xhandarmërinë. Vendqëndrimi i divizionit ishte Prizreni. E ndalova dislokimin e divizionit në Kosovska-Mitrovica, e cila u kishte mbetur serbëve, sepse u trembesha veprimeve të dhunshme kundër popullsisë serbe. Serbët dhe shqiptarët nuk e duan njëri-tjetrin.
Pas shpartallimit të Jugosllavisë, në korrik 1941, rajoni i banuar kryesisht nga shqiptarët i Kosovë-Metohisë i kaloi Shqipërisë, e cila ishte që nga 1939-a nën mbretërinë italiane. Shqiptarët nxituan të përzinin mundësisht sa më shumë serbë nga rajoni. Me këtë rast, të dëbuarve iu jepej shpesh nga pushtetarët lokalë edhe një dhuratë në ar për t’ua miratuar largimin jashtë vendit. Siç duket, taksa e Rajhut të Tretë për largimin nga vendi ishte bërë shkollë. Kur gjenerali serb Nediç m’u drejtua me ankesa të hidhura, i rekomandova urgjentisht qeverisë shqiptare t’i jepte fund dëbimit të serbëve. Kur nuk pashë sukses të ndërhyrjes time, kërcënova me dorëzimin e misionit tim në Shqipëri: do më duhej t’ia lija një tjetri mbrojtjen e Shqipërisë nga lakmimet territoriale bullgare. Xhafer Deva, i cili kishte ndikim në rajonin e Kosovës, më premtoi të ndërhynte dhe e realizoi këtë me sukses. Prapëseprapë, që nga 1941-shi ishin bërë shumë gjëra të këqija.
Bullgarët ankoheshin gjithmonë për vrasjen e bullgarëve në Shqipërinë Lindore, ku s’kishte asnjë këmbë bullgari, që të merrnin nga Gjermania lejen për pushtimin e territoreve të rrezikuara. Dërgova kolonelin fon Kohutek nga shtabi im në Beograd, në rajonin në veri të liqenit të Ohrit, me misionin për t’i analizuar politikisht vrasjet e muajve të fundit. Koloneli fon Kohutek studioi me saktësi tepër të përpiktë mbi 40 vrasje. Nuk kishte pasur asnjë bullgar ndërmjet të vrarëve. Pothuajse të gjitha vrasjet u takonin kategorive të gjakmarrjes dhe armiqësive fisnore e familjare, vrasjeve në gjaknxehtësi gjatë sherreve. Një rast ishte vrasje politike e një komunisti ndaj një komunisteje. Disa raste të vrasjeve gjatë sherreve nuk sqaroheshin dot më. Pas një sqarimi kaq rrënjësor të fakteve, nuk dukej i nevojshëm pushtimi i tokës shqiptare nga trupat bullgare, një rezultat që e dëmtoi famën time në rrethet e nacionalistëve bullgarë. Në këto rrethe kisha marrë tashmë notë negative, qysh nga pjesëmarrja ime në ndalimin e referendumit në Trakë.
Në qershor 1944 dha dorëheqjen kryeministri Rexhep Mitrovica, i sëmurë nga tuberkulozi. Ky njeri i sëmurë nuk arriti kurrë të zhvillonte aktivitet të plotë. Fusha e forcave politike mbeti e diktuar nga antagonizmi midis Shqipërisë së vjetër (Mehdi Bej Frashëri) dhe Shqipërisë së re (Xhafer Deva). Edhe Xhafer Deva dha dorëheqjen në qershor 1944, për të kërkuar trajtim mjekësor në Gjermani dhe t’i kushtohej pastaj krejtësisht forcimit të pozicionit të vet në rajonin e Kosovës.
Pra, tri javë rresht isha i pranishëm në krizën qeveritare shqiptare. Ajo më ka mbetur e paharruar. Ne gjermanët, në mënyrë konsekuente hoqëm dorë nga rekomandimi i ndonjë kandidati nga ana jonë. Çdo ditë kishte kombinime të reja, informacione, kundër-informacione, ndikime, kundër-ndikime. Politika u ngjante dallgëve të larta që përplaseshin pa pushim te vila ime e rehatshme në Tiranë, e cila shërbente edhe si zyra ime e hijshme e punës. Në hotelin e bukur “Dajti”, të ndërtuar prej italianëve, u dendësuan vizitat e miqve të shquar, të zbritur me roje personale nga malet, për të mos qenë shumë larg kur ministri i ri i Financave t’i merrte përsipër pazaret. Karabinat dhe automatikët e vajosur më së miri të rojeve të këtyre të nderuarve u jepnin një karakter luftarak ecejakeve në hotel.
Më në fund, bëra sikur e kisha humbur çdo shpresë për një zgjidhje të shpejtë e u largova nga Shqipëria pa bërë vizitën e ndarjes. Nuk e di, nëse gjesti im ndikoi në të vërtetë në zhvillimin e ngjarjeve, por, pak kohë pas largimit tim, favoriti i fundit mbërriti në vijën e finishit: Fiqri Dino, një dibran që kishte marrëdhënie të mira me Abaz Kupin, në shtabin e të cilit ishin anglezët. Fiqri Dino më kishte deklaruar qysh në fillim të kandidaturës së vet se mund ta merrte përsipër qeverinë, vetëm nëse Gjermania premtonte armatimin (me tanke) për dy divizione malore. Edhe sot besoj ende se kjo kërkesë vinte prej Abaz Kupit, i cili ishte konsultuar siç dukej me oficerët e vet anglezë, sesi para largimit të Vermahtit gjerman, që s’mund të ishte më i largët, të zotëronte një arsenal të tillë armësh, me të cilin mund t’u kundërvihej ndërhyrjeve të partizanëve të kuq. Këtë mendim ma përforcoi tentativa e shefit të fundit të Inteligjent-Servisit në Shqipëri, për të negociuar me ne me rastin e largimit tonë nga Ballkani, që trupat gjermane të qëndronin në Shqipëri, të vazhdonin t’i mbanin të pushtuara pikëmbështetjet e tyre dhe të mos i jepnin asnjë armë popullsisë, derisa të transportoheshin “gjithë nder” si robër lufte, sepse për Gjermaninë lufta ishte gjithsesi e humbur. Ngacmime të ngjashme erdhën edhe nga shërbimi informativ, në lidhje me divizionin tonë të vendosur në Greqinë Veriore (gjenerali Lanc). Nuk duhet harruar se ndërhyrja e fuqive perëndimore në Shqipëri qe bllokuar nga Moska, dhe se anglezët trembeshin nga fitorja komuniste, e cila erdhi në mënyrë të pashmangshme.
Por m’u duk se në këto kërkesa kapërcehej dukshëm kufiri i humorit…
hahahaha,nuk ka ngelur rrot kari pa shkruajtur karlliqe si e si te ngrihen” myslot” si rrace superiore apo zemer mire,madje ketu perdoren edhe nasistet SS si ki krimineli i denuar per genocid nga amerikanet.
mjafte me o plehra me keto karagjozilike,nder shekuj muslimon brothers ka nxjerre vec tradhetare,antikombetare,bithlepires te turqeve,nazisteve gjermane apo fashisteve italione…………….
Domethene nje fakt “kokeforte” pohuar nga vete goja e guvernatorit hitlerian qe vertetone me se miri qe Enver Hoxha dhe partia komuniste kishin te drejte ne lidhje me “horrat” gjoja “nacionaliste” te cilet kane bashkepunuar paturpesisht me fashistet gjermane duke kthyer armet kunder partizaneve qe luftonin per çlirimin e Shqiperise nga okupatori fashist kurse pushtat “nacionalist” ziheshin midis vedi kush e kush te zinin poste dhe ofiqe ne qeverine kuislinge nen bekimin e kriminelit me te madh Adolf Hitlerit !!!!!!! Pra del qarte nga kujtimet e guvernatorit qe komunistet te udhehequr nga PKSH nen drejtimin e Enver Hoxhes luftonin per liri ndersa pushtat gjoja “nacionaliste” per karrige dhe ofiqe ….. turp … turp per keta soj e sorrollop Beqira e bythqira gjoja historiane qe rreken te deformojne historine e Luftes -Nacional- clirimtare por kot e kane , se historia e LNC eshte e shkruajtur me gjak te paster nga bijte e popujllit komunist e jo-komunist . Lavdi te reneve per çlirimin e Shqiperise dhe vdekje tradhetareve e kuislingeve .
me qarte se kaq nuk ka.Hitleri mund te kete qene armik i gjithe botes,por vetem armik i shqiptareve nuk ka qene.Gjermanet mund te kene vrasre gjithe boten,por per te vrare shqiptare nuk erdhen.E thote qaerte pse u vendosen gjermanet ne Shqiperi.Ata shqiptare,qe u zune prite gjermaneve kane bere luften e Serbit.
ka rrezik që dhe amerikanët të kenë bërë luftën e sërbit o demok!!
hitleri nuk vrau asnjë amerikan!?apo jo??
hy copë mishi!!
megjithëse nuk je i vetëm!!
Qka i duhen keto libra publikut shqiptar, ku nacistat tregojne se si kan luajtur maca-miu me do mjerana qe edhe pse kan qene te trajtuar si race e ulet nga nacistat, ju duket se jan “bere” me te fortin, dhe kan bere pune te mire. Thjesht tragji-komedi e pafund.
Ketu duken qarte dy gjera kryesore: Se pari, mantaliteti dhe dinakeria e pushtuesit qe hiqet si mbrojtes i pavaresise ” se veteshpallur ” ( pavaresi nga kush ?! ) dhe, se dyti, gatishmeria e disa krereve politike vendas per t’i sherbyer cismes se pushtuesit nen masken e ” neutralitetit ” dhe pergatitjes qe, me doren dhe armen e pushtuesve te godase vellezerit e vet per te mos i lene te vijne ne pushtet. Pse ? Sepse e dinin fort mire cfare do t’i gjente, qofte si sundimtare te kahershem ashtu edhe si bashkepunetore te pushtuesve.. Ne njerten nga fotografite e mesiperme, Xhafer Deva pozon se bashku me komandantin e forcave pushtuese gjermane dhe komandantin e cetnikeve serbe ( ai me jekerr ). Xhaverr Devat ishin te gatshem te beheshin jo vetem ushtare te pushtuesve gjermane por edhe te cetnikeve serbe, mjafton qe kjo te pengonte ardhjen ne pushtet te partizaneve shqiptare dhe, rrjedhimisht, renien nga pushteti te Xhaferr Devave. Sikur askush ne Shqiperi te mos e luante kembezen e pushkes dhe te gjithe te beheshin ushtare te Italise dhe Gjermanise, ne perfundim te luftes vendi do te ndahej midis Jugosllavise dhe greqise si vende aleate ne Luften e Dytre Boterore kurse Shqiperia do te copetohej si aleat i Boshtit. Kjo eshte e verteta e madhe dhe ne nuk mund te marrim si prova theniet e komandantit te ushtrise pushtuese dhe njeriut te denuar si kriminel lufte, fill pas saj.
Balli dhe Abazi s’paskan luftuar gjermonin?!
Do jete ndonje historian komunist nga te Hoxhes ky Nojbaher-i! Na del edhe i veshur si gjermon pale!
Kujt do t’ia hedhi ky!
Pas luftes se 1 boterore u krijuan 2 sisteme , bolshevizmi cifut me Lenin dhe Trockin dhe sistemi kapitalist i drejtuar perseri nga bankieret cifute ne gjithe vendet perendimore. Gjermania me prapaskene jo vetem humbi luften por gjithka,ekonomine , kulturen etj. Ne vitet 20 Gjermania ishte vendi me i varfer dhe i korruptuar ne bote, me keq se inflacioni ne Zimbabue dhe ky eshte fakt. Hitleri me sistemin socialist e ktheu vendin ne lule dhe kejo ishte arsyeja qe te 2 sistemet Komunist dhe kapitalist i shpallen lufte Gjermanise sepse te 2 kampet drejtoheshin nga cifutet. Sigurisht qe ne fituam “pavaresine” me kampin komunist qe u shkaterrua ne vitet 90. Dhe sistemit kapitalist po i vjen fundi. Do ishte mire qe Hitleri te kishte fituar dhe ne te ishim pjese e sistemit socialist Gjerman. Pra keta qe bashkepunuan me Gjermanet mund edhe te ken qene shqiptaret me inteligjente por fatkeqesia eshte se historine e bejne fitimtaret.
—– Me duket nje informacion shume interesant , ne vecanti per historjanet , por edhe per ata qe pretendojne se nuk kan qene baahkpunetore te fashizmit.
—- Gjiththashtu, del qarte se cila pale ka qene e interesuar ( detyruar ) qe lufta clirimtare te kthehej [etiketohej ] lufte civule.
—- Te vjen keq kur mendon se si kane luajtur konjukturat ndekombetare apo fuqite nderluftuese me interesa dhe idealet e elites intelektuale e patriotike te kohes . Ne vecanti , se si eshte luajtu me interesat , me ndienjat atdhetare e nacionaliste te ballisteve dhe legalisteve te thjeshte. .. te cilet rrekeshin prej parrulles …” Shqipria e shqiptareve. Vdekje e tradhetareve” . Te cilet , pa dashje ishin futur ne rrugen bashkepuntorit me pushtusin dhe te vlla vrasjes [luftes civile] . Do te ishte mire , ata qe flasin sot ne emer te atyre burrave qe u rreshtuan e drejtuan forcat ballisto- legaliste , .. tu kekonin falje familjeve ballisto legaliste qe i genjyen e i futen ne rrugen pa krye , qe i bene ata pre te denigrimit e persekutimit nga regjimi komunist.
—- —- Shprehja per ne Hotel Dajti ”….. Karabinat dhe automatiket e vajosur me se miri te rojeve te ketyre te nderuareve u jepnin nje karakter luhtarak ece jakeve ne hotel ..”….. flet shume se sa seriozisht e kishin mare ajo elite fatete e Shqiperise se ardheshme. . .. Ka qene jetik rrjeshtimi i Shqiperise ne krahun e aleances kunder fashizmit.
— …..shenim ;– perdorimi i termit [emertimit] per armen ”karabinat ” , mendoj se forcat ITOLO- GJERMANE NIK KANE PASUR ”KARABINA” ajo si arme i perket ushtrise RUSE. NE SHQIPERI KA ARDHUR GJATE VITEVE 50.
t voda,sa për kulturë
karabina është një armë zjarri e shkurtër.emri vjen nga fjala arabe “karab”-armë zjarri “ina”-nga italishtja “e vogël”.ideja për këtë armë ka është futur në përdorim në shekullin e XVI për të përmmbushur nevojat e kalorësve!
pra me një fjalë nuk kemi të bëjmë me rusë e me vitet ’50!
me karabina italiane ishte i mbushur jugu pas luftës së 1920ës!!
O Tomorr, nga vjen fjala karabinier? Ke qene edhe ushtarak ne dege te stervitjes, por te ka ngelur ora ne karabinen sovietike. Meso tani ne pleqeri se karabina si arme vetjake eshte me e vjeter se ajo e modelit 56.
Jo njerezit e ndershem, por kriminelet i duhen pushtuesit, sepse i tille eshte vet.
“Më në fund, bëra sikur e kisha humbur çdo shpresë për një zgjidhje të shpejtë e u largova nga Shqipëria pa bërë vizitën e ndarjes. Nuk e di, nëse gjesti im ndikoi në të vërtetë në zhvillimin e ngjarjeve, por, pak kohë pas largimit tim, favoriti i fundit mbërriti në vijën e finishit: Fiqri Dino, një dibran që kishte marrëdhënie të mira me Abaz Kupin, në shtabin e të cilit ishin anglezët. Fiqri Dino më kishte deklaruar qysh në fillim të kandidaturës së vet se mund ta merrte përsipër qeverinë, vetëm nëse Gjermania premtonte armatimin (me tanke) për dy divizione malore. Edhe sot besoj ende se kjo kërkesë vinte prej Abaz Kupit, i cili ishte konsultuar siç dukej me oficerët e vet anglezë, sesi para largimit të Vermahtit gjerman, që s’mund të ishte më i largët, të zotëronte një arsenal të tillë armësh, me të cilin mund t’u kundërvihej ndërhyrjeve të partizanëve të kuq. Këtë mendim ma përforcoi tentativa e shefit të fundit të Inteligjent-Servisit në Shqipëri, për të negociuar me ne me rastin e largimit tonë nga Ballkani, që trupat gjermane të qëndronin në Shqipëri, të vazhdonin t’i mbanin të pushtuara pikëmbështetjet e tyre dhe të mos i jepnin asnjë armë popullsisë, derisa të transportoheshin “gjithë nder” si robër lufte, sepse për Gjermaninë lufta ishte gjithsesi e humbur. Ngacmime të ngjashme erdhën edhe nga shërbimi informativ, në lidhje me divizionin tonë të vendosur në Greqinë Veriore (gjenerali Lanc). Nuk duhet harruar se ndërhyrja e fuqive perëndimore në Shqipëri qe bllokuar nga Moska, dhe se anglezët trembeshin nga fitorja komuniste, e cila erdhi në mënyrë të pashmangshme.”
e reja që shikoj në këtë artikull,të llojit të tij,është përpjekja e anglezëve për të bashkpunuar me armikun e tyre kundër atyre që ju thoshin se ju kemi miq!!pra bashkpunim me gjermanin kundër partizanëve!!
pra,ndoshta pa ditur këto prapaskena,udhëheqja e LANÇ e ka kuptuar fare mirë se kush ishin “miqtë”aleatë!!
prandaj ka qënë fare i drejtë ndalimi i zbarkimit anglez në sarandë!!
ps:nuk po përmënd synimin dhe më të largët anglez!atë të mbështetjes së greqisë në pretendimet e saj teritoriale ndaj nesh!!
nje gje dihet armiku shekullor serb sllav asgja smujt me na ba deri sa ishin italjanet dhe gjermanet bile u kriju nje soj pamvarsie ne territoret e shqiperis etnike phuuuuu komunista shqiptar sllav grek e ropt me qa keni phuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu .
Pse valle! Asnje figure e shquar e kohes nuk zgjodhi komunistet?? Asnje prej elites se kohes. Sepse te lexuarit nderkohe e kishin pa çberi komunizmi popullit te tij , dhe menyren si hupen ne pushtet. Maskroi e zhduku familjen e Carit si askund me pare e gjetke!
Ndaj komunizmi u perkrah vetem nga injorantet qe sdinin cishte komunizmi dhe fukarenjte( ata qe skishin çhumbisnin)
Intelektuali( i deshtuar) me i shquar qe ju bashkua dhe drejtoi komunisret ishte Enveri, me 9 klase shkolle. Pjesa tjeter jane rrjedhoje e fatkeqesise shqiptare e tryezez Stalin-Churchill.