Ambasada gjermane në Tiranë, ka reaguar pas disa shkrimeve, se zailantët që kthehen vullnetarisht, do të marrin asistencë financiare.
Bild shkruante një ditë më parë, se kjo asistencë është 3 mijë euro për një familje me një fëmijë dhe vjen në rritje sipas numrit të personave në familje.
Por Ambasada në tiranë thotë se nuk ka asnjë nismë të tillë.
“Ndryshe nga ç’raportojnë mediat shqiptare, azilkërkuesit me shtetësi shqiptare në Gjermani, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duke nisur nga data 1 dhjetor 2017 nuk mund të marrin në konsideratë asnjë mbështetje të mëtejshme financiare apo asistencën financiare për kthim.
Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës: kërkesat për azil nga shtetasit/et shqiptarë/e – sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor – përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe refuzohen praktikisht në çdo rast.
Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri dhe mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen për një periudhë, që mund të zgjasë deri në pesë vjet, nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre por kthehen forcërisht në Shqipëri,” thuhet në deklaratë.(TemA)
Si eshte e mundur ti japi asistenc Grekeve dhe jo races Arjane Shqipetare ????
S’ka mundesi.