Urë e re në kohë rekord në Darzezë, Xhaçka: Mirënjohje dhe krenari pa fund për të gjithë efektivët e FA

4 Dhjetor 2017, 14:57Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nga fshati Darzezë ka falenderuar efektivët e Forcave të Armatosura për punën e tyre të palodhur që ata kanë bërë gjatë këtyre ditëve.

Xhaçka deklaroi se “Nga Menaxhimi i mirë dhe puna e FA ka qenë garancia për të menaxhuar këtë situatë nga përmbytjet.

Këto janë ditë të vështira, të gjithë duhet të jemi të mobilizuar. Mirënjohje për punën e FA në krah të NATO dhe të gjitha operacionet e tjera.

Marr shkas për të shprehur mirënjohje dhe falenderim për të gjithë efektivët e FA  që ndodhen sot këtu për ti shërbyer komunitetit ditë dhe natë deri në normalizimin e kësaj situate.

Edhe njëherë mirënjohje dhe krenari pa fund për  të gjithë! Bravo Bravo Bravo.

Bravo ju qoftë. Këtu kanë qenë 500 efektivë, ndërtuam në kohë rekord urë. E përballuam shumë më mirë se në 2015 situatën e përmbytjeve.

Sfida jonë tani është që të pastrojmë territorin dhe të bëjmë një plan investimesh dhe analize për të ardhmen për të parandaluar përmbytjet.

Bashkëpunimi me institucionet lokale ka qenë shumë i mirë pasi fal këtij bashkëpunimi është bërë e mundur që kemi këtë rezultat. Nuk do të lëmë asnjë pa e ndihmuar, tani fillon faza e dytë ajo e pastrimit të territorit dhe ndihmën për çdo kënd” deklaroi ajo.

3 komente në “Urë e re në kohë rekord në Darzezë, Xhaçka: Mirënjohje dhe krenari pa fund për të gjithë efektivët e FA”

  1. e shof nga jashte says:

    Fjala Krenari u REMBYTHJETIZUA oustttttttt ereeeeeee ,per nje ure me drasa je krenaruar pa fund oustttttttt ere bamje.tallava.Kush eshte krenar eshte thjesht k………

  2. Alkatel says:

    Meqe qeka shoku Baki ja vlen???????????????????????????????????????

  3. Bakiu vdes te reklamoje punen e te tjerve si te tijen ………………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje