Gjermania ka marrë një nismë të re, për të nxitur largimin e personave që kanë shkuar në këtë vend për azil.
Kush vendos të largohet vullnetarisht deri në shkurt, do të marrë një dëmshpërblim.
Bild shkruan se shuma arrin deri në 3 mijë euro.
Sipas kësaj gazete, 3 mijë euro do të marrin familjet.
Nëse kanë shumë fëmijë, ato mund të përfitojnë edhe më shumë.
Ndërsa kush ka shkuar në Gjermani vetëm, do të marrë 1 mijë euro.
Kjo nismë synon jo vetëm deportimin e emigrantëve të padëshiruar, por edhe ndihmën për ta, që me anë të kësaj shumë të rinisin jetën në vendet e tyre.
Nisma ka shkaktuar polemika, pasi deportimi jo vetëm që mund të jetë i shtrenjtë, por kjo mund të nxisë njerëzit që të shkojnë në Gjermani sa për shpërblimin, dhe pastaj të kthehen në vendet e tyre.
Mijëra shqiptarë kanë shkuar në Gjermani me shpresën se do të qendrojnë aty, por pothuajse çdo ditë dhjetra prej tyre kthehen mbrapsht.(TemA)