VIDEO/ Dëmet njësoj si në 2015, ku vajtën 6 milionë euro?

4 Dhjetor 2017, 10:18Sociale TEMA

Reshjet janë si në vitin 2015, dëmet janë më pak. Këtë tezë, kryeministri Rama e ka artikuluar gjatë inspektimeve në zonat e përmbytura në jug të vendit, por edhe në rrjetet sociale ku ka debatuar me komentuesit.

Reshjet janë në atë nivel ndërsa dëmet deri tani janë shumë nën atë nivel! Në 2015 qyteti i Fierit ishte komplet në ujë nga qendra deri në çdo cep, po ashtu Vlora e me radhë!

Sot jo! Pse?! Sepse kemi punuar pikërisht për ato që sugjeron ti! Të shohim deri në fund, sepse priten prurje masive nga Vjosa, por të siguroj që nëse niveli i reshjeve nuk do të jetë më shumë se sa çfarë parashikohet, atëherë ke për të parë që dëmet do jenë më pak!”, u përgjigjet Rama ndjeksve në Facebook.

Por a qëndrojnë pretendimet e kryeministrit, kur akoma nuk është bërë bilanci i dëmeve?

Një krahasim paraprak gjithsesi mund të bëhet qysh tani.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje