Ndodh në Tiranë, kontrollori i një linje autobusi i kthen të zotit portofolin plot me lekë

4 Dhjetor 2017, 10:44Sociale TEMA

Drejtuesi i një kompanie shitjesh ka treguar gjestin e rrallë që i ka ndodhur ndërsa udhëtonte me autobus dhe i humbi portofoli.

I njohur si debatues në media, Ermal Telha rrëfyer rastin e tij, ku kontrollori i linjës gjeti të dhënat e tij në Facebook dhe vendosi ta kontaktonte për t’i dorëzuar atë që kishte gjetur.

Ermali shtoi se e vlerëson shumë veprimin e tij, sepse pavarësisht kartave shumë të rëndësishme, aty kishte edhe një sasi të konsiderueshme parash:

“Shqipëria e njerëzve të mirë!

Këto dy ditë, për shkak të defektit, makina ime ka qenë në servis, njëkohësisht moti me shi s’më ka lejuar të lëviz me bicikletë dhe kam përdorur shërbimin urban të qytetit, ekzaktësisht linjën Teg – K. Zoologjik – Qendër.

Autobusi ka qenë mëse korrekt me orarin, fatorino i buzëqeshur dhe ambjenti i pastër. Kështu në fakt duhet të jetë, prandaj kjo nuk përbën lajm por gjithesesi vlerësimi duhet shprehur.

U ktheva përsëri me të njëjtën linje dhe padashje pasi bëra pagesën, kuleta më ra në tokë pa e kuptuar. Ika në shtëpi pa e vënë re, ndërkohë pas rreth 3 orësh më vjen një mesazh në inbox-in e facebook.

Ishte Fjoraldi që as me njihte, as e njihja deri më sot, kontrollori i linjës në fjalë. Përvec shumë dokumenteve personale, në kuletë ndodhej dhe një sasi e konsiderueshme lekësh, ndoshta më e madhe sesa rroga e tij mujore, por ky qytetar i mirë, zgjodhi të më gjente dhe të ma kthente mbrapsht atë që më përkiste mua.

Nuk u tundua por thjesht me korrektësi kërkoi disa të dhëna që të vërtetohej qe isha poseduesi.

Së të rrallë janë njerëzit e tillë! Sa nevojë kemi për këtë model qytetari!

Nga sot, unë kam një Mik më shumë, një Mik të mirë më shumë të cilit i jam mirënjohës më se shumti për leksionin që më dha.

Faleminderit Fjorald, do të di të ta shperblej mirësinë!”.(Ora News)

6 komente në “Ndodh në Tiranë, kontrollori i një linje autobusi i kthen të zotit portofolin plot me lekë”

  1. Migeni says:

    Bravo Fjorald, je shembull…!

  2. Migeni says:

    Bravo Fjorald Qose, je shembull…!

  3. H.D. says:

    Si ky Frojalb, duhet te jene te gjithe. Me gjithe mend, PER KETE MODEL QYTETARI KEMI AQ SHUME NEVOJE. Si ky model duhet te jene dhe te gjithe Zyrtaret shteterore kudo ku punojne, duke punuar me ndergjegje, duke bere punen me profesionalizem dhe duke i sherbyer publikut ne kohe.

  4. spartaku says:

    I lumt ketij qytetari,Fjorald,per edukaten e larte njerzore qe ka treguar.Kemi nevoje per te till njerez.Fjoraldi me kete veprim, tregon se vjen nga nje familje e mire me cilesi te larta edukative.Bravo.

  5. ili says:

    bravo dhe keshtu jane shqiptaret. Keshtu kemi qene te pakten po perseri po perpiqemi te behemi.

  6. bregdetari says:

    BRAVO FJORALDIT !
    NJE BRAVO TE MADHE EDHE JUVE PER VLERESIMIN !
    POSTOJI DHE NJE FOTO PASI DO TE ISHTE AKOMA ME MIRE DHE DO TE NDIKONTE AKOMA ME SHUME PUBLICITETI I TIJ.
    POR NJEKOHESISHT UNE SHOH NJE KONTRADIKSION TE CUDITSHEM TE CILEN DO TA SHTROJA NEPERMJET PYETJES :
    A ESHTE E MUNDUR QE NJE PASTERTI E TILLE TE GJENDET NDER POLITIKANET TANE ???
    ATA JANE BERE UJQER E LUBI DUKE PERDORUR NJEMIJE E NJE MARIFETE PER TE XHVATUR MILIONA EURO NDERSA PER NJE SHUME PREJ RRETH 4OO A 500 MIJE LEKESH SA C’BEHET FJALE NUK DO TI DILJIN AS PER NJE MBREMJE NDERKOHE QE NJEREZIT E NDERSHEM TE KETIJ VENDI MBULOJNE SHPENZIMET MUJORE NE FAMILJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje