Mediat e huaja: “Air Albania” kundër “italianëve të fortë”

4 Dhjetor 2017, 13:47Sociale TEMA

Lajmi se Shqipëria do ketë një linjë të saj ajrore ka nisur të qarkullojë edhe në mediat ndërkombëtare.

Agjencia e specializuar “AeroTelegraph” shkruan se Air Albania ka qenë një projekt i dashur për kryeministrin Edi Rama për një kohë të gjatë.

Me ndihmën e Turkish Airlines, Air Albania do të nisë fluturimet në fillim të vitit që vjen.

Agjencia shkruan se Rama është shprehur se turqit do të ofrojnë ndihmë teknike, por pa dhënë detaje.

Fillimisht Air Albania do të fluturojë për në Podgoricë, Shkup, Sarajevë, Prishtinë dhe Zagreb. Më pas do nisë fluturimet drejt Europës Perëndimore.

Qëllimi është që të thyejë dominimin italian.

AT shkruan se tre kompanitë ajrore me më shumë pasagjerë në vend janë italiane: e para është Blue Panorama, më pas vjen Ernest Airlines dhe e treta është Alitalia.

Agjencia shkruan se edhe një kompani shqiptare, Albawings ka nisur fluturimet drejt Italisë, vend ku jetojnë 500 mijë shqiptarë.

Sipas AT, qëllimi i Ramës është që të ulen çmimet e biletave dhe të përmirësohet shërbimi me shpresë se kjo do sjellë zhvillim ekonomik në vend.

Turizmi është një nga shpresat e mëdha të Shqipërisë, shkruan agjencia.

3 komente në “Mediat e huaja: “Air Albania” kundër “italianëve të fortë””

  1. Ton says:

    Belle air eshte Ernst tani….. I shlyu debite?Kristen?

  2. Kuq e zi says:

    Ulja e cmimit vjen nga hapja e konkurences jo nga lindja e nje kompanie te re
    Sot shqiperia eshte monopol sa i perket fluturimeve
    Mjafton te permendim aeroportin e kuksit qe ka 5 vjet qe pret te bjere monopoli
    Pra jo kompani te re por rregulla te reja

  3. limi says:

    PO ME GRQINE ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje