Wizz Air, operatori hungarez i fluturimeve me çmime të ulëta, që pas Budapestit, pritet të nisë fluturimet direkte nga Tirana drejt Londrës ka publikuar tashmë kalendarin e fluturimeve drejt kryeqytetit anglez.
Fluturimet do të nisin në datën 31 maj dhe do të jenë 3 herë në javë, të hënë, të enjte dhe të shtunë, nga Rinasi në aeroportin e London Luton.
Por, sa do të kushtojnë fluturimet?
Nëse prenoton sot, për nisjet në ditën e parë, 31 maj, bileta me një drejtim nga Tirana në London Luton kushton 70 euro, raporton Monitor.
Por, është kthimi ai që e rëndon faturën.
Në datën 9 qershor, kthimi nga London Luton në Tiranë kushton 160 euro, duke e çuar faturën në total në 230 euro.
Me afrimin e verës, biletat shtrenjtohen edhe më shumë, duke iu afruar 300 eurove dhe madje, edhe duke e kaluar atë.
Një biletë vajtje-ardhje në datat 25 gusht me 30 gusht arrin deri në 340 euro.
Nëse e krahasojmë me linjat e tjera ajrore normale, biletat nuk janë edhe aq të lira.
Një udhëtim për në London Heathrow, me tranzit përmes Vjenës, kushton 243 euro për datat 31 maj dhe 7 qershor, ndërsa në verë, po me këtë linjë, çmimi shtrenjtohet në rreth 300 euro.
Më i lirë nga Mali i Zi
Udhëtim realisht low cost për në Londër mund të bëhet nga Podgorica e Malit të Zi, ku vepron operatori tjetër low cost, Ryanair.
Bileta vajtje-ardhje në datat 30 maj-6 qershor për në London Stansted kushton 120 euro.
Nga Tirana në Londër, me Wizz Air, biletat fillojnë e bëhen më të lira vetëm nga fundi i shtatorit.
P.sh, nëse prenoton sot, për një udhëtim vajtje-ardhje 22-29 shtator mund të gjesh biletë edhe me 120 euro.
Ndërsa po me Wizz Air në Londër, përmes aeroportit të Ohrit, çmimet e biletave vajtje-ardhje janë pak a shumë njësoj si nga Tirana, rreth 230 euro në maj-qershor dhe 300 euro në korrik-gusht.
Ryanair rome londer 26 € vajtje ardhje.
Fuck Tirana !
Hello Skopje !
Po o koqe kanari
Gjithë gazra qenke
Eshte akoma shume heret per te nxjerre konkluzione mbi cmimet. Jane akoma shume larg si fluturime. Zakonisht çmimet low cost shihen 2-3 muaj perpara fluturimit. Deri para disa ditesh kishte promocion dhe Tirane-Budapest kushtonte vetem 20€ vajtje ardhje (per ato qe kane karten Wizz, ose 40€ per ato qe nuk e kane) per periudhat deri ne gjysem te dhjetorit, dhe nga Janari deri ne fund te Prillit. Pra me duket çmim shume i mire. Shpresojme qe te hapin sa me shume destinacione. Jam i bindur qe ne te ardhmen dhe me Londren do kete çmime si me Budapestin. Lerini pak kohe.
Te gjitha jane mashtrime monstruoze!
Kaq hapur tallen me shqiptaret sikur jemi budallenj qe ta hame vajtjen lire dhe ta hame 3 fish ne ardhje!
Kesaj i thone:
-Hyrja ne wc eshte falas,por kur te dalesh do paguash 10 euro!
Bravo mashtruesit dhe shteti shqiptar qe hesht!
Le ta bojkotojme kete kompani hajdute! Me kaq para udhetohet me Lufthansa! Bojkot!Bojkot! Se keshtu u vijne mendte.
Ato paisjet e dyshimta qe ju kapin atij pepinos ne portin Durrsit, nuk ishin aspak te dyshimta. Thjesht masnin pastertine e ujit te qe sherbehet brenda avioneve.
Çmimet I kanë tê mira , jo perfekte po Puna ështé qê Lutoni është në të sêmës.