VIDEO/ Ish- presidenti gjeorgjian tenton të hidhet nga çatia

5 Dhjetor 2017, 11:22Bota TEMA
VIDEO/ Ish- presidenti gjeorgjian tenton të hidhet nga çatia

Ish- presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, është përballur sot me policinë ukrainase, e cila e ka shqoëruar atë për shkak të kundërshtimit për të kontrolluar apartamentin e tij në Kiev.

Ai doli në çati, ndërsa policia shkoi në banesën e tij, dhe tha se “duan të më marrin peng pasi jam ngritur në mbrojtje të popullit ukrainas”.

Megjithatë, forcat e policisë arritën ta zbresin nga çatia pa ndonjë dëmtim.

Saakashvili, që për disa vite ka qenë presidenti i Gjeorgjisë,  akuzohet se ka ndihmuar kriminelët në Ukrainë që të fshehin aktivitetin e tyre kriminal.

Saakashvili ka, që u vlerësua si një politikan anti-korrupsion, dhe më pas përfundoi nën akuzë vetë, është shpallur në kërkim nga Gjeorgjia, e cila kërkon ekstradimin e tij, pasi e akuzon për korrupsion.

Saakashvili dorëzoi nënshtetësinë gjeorgjiane në vitin 2015 dhe pranoi të bëhej guvernator i Odesës në Ukrainë, me ndihmën e presidentit ukrainas Petro Poroshenko.

Por ai u shkarkua, pasi miqësia e tij me Poroshenkon u prish.(TemA)

 

1 komente në “VIDEO/ Ish- presidenti gjeorgjian tenton të hidhet nga çatia”

  1. ripjellja says:

    Hahaaa keta liderat qesharak sorosian te lindjes, hajduta kryekeput katandisen personazhe komedish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje