Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2018) pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për Kundravajtje!
Me këtë ligj, Policia e Kosovës do të mund të gjobisë deri në 500 euro personat fizikë, ndërsa ata juridikë deri në 1000 euro.
Të dënuarit me ligjin e ri mund të ankohen pranë një Komisioni për Vendosje që do të formohet nga institucionet vartëse.
Sipas Ligjit për Kundërvajtje organet, në këtë rast edhe Policia e Kosovës do të shqiptojë gjobat për personat fizikë deri në 500 euro, ndërsa për personat juridikë deri në 1000 euro, dhe jo si deri më tani, ku Policia ka shqiptuar gjobë deri në 60 euro në vendngjarje, ndërsa për gjobat më të larta dosjet janë dërguar në Gjykatë.
Po ashtu, sipas këtij ligji, për kundërvajtësit që nuk e paguajnë gjobën në afatin e parashikuar dhe nuk ushtrojnë ankesë, është parashikuar që rastet e tilla të procedohen në procedurën e përmbarimit, d.m.th. organet kundërvajtëse, e në këtë rast edhe Policia e Kosovës, inicion përmbarimin nga Përmbaruesit Privat.
Në bazë të këtyre ligjeve dhe udhëzimeve administrative, pritet që nga 01.01.2018 qytetarët të mos mundin të regjistrojnë mjetet e tyre pa paguar gjobën, të mos pajisen me dokumente të ndryshme të lëshuara nga MPB, të evidentohen pikët negative dhe nëse të hollat nuk inkasohen lënda të dërgohet tek përmbaruesit.(TemA)
E Edi Rama cfar pret ?
Beji edhe ti gjobat 1.000.000 lek ne Shqiperi !
Apo po qan mbi “kufomen” Tahiri !?
Tipike e vendeve në krizë, ku nuk ka ku mund të nxjerrin me para dhe u turren gjobave për të mbajtur administratat gjallë
Mos e vozit shpejt dhe nuk gjibitesh. Ja e mira e kesaj lor jo vetem kaq. Nuk e rrezikon as veten as pasagjeret ne makin lor as personat e tjere. Ne zvicerr po kalove plus 50kmh te shpejtesise se parapare ateher burgosesh dhe denimi deri ne 4 vite. Por knej nuk ndodhin as aksidente as asgje ne trafik!
Shtet gangesterresh…!!!!
Do shqiptoje gjobat çdo te thote.Gjithe kete artikull mund ta shqiperoje” me dy rreshta.Gazetaret nga Kosova duhet te bejne kurse te gjuhes shqipe.