Serbia alarmohet nga “shqiptarët e Trumpit” në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon: Po na godasin...!

5 Dhjetor 2017, 23:05Rajoni TEMA
Serbia alarmohet nga “shqiptarët e Trumpit” në

Gazeta serbe “Serpski Telegraf” në numrin e sotëm shkruan për dy vëllezërit shqiptarë nga Prishtina në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon. Dhe ata janë Ylber dhe Ylli Bajraktari.

Më titullin “Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë” gazeta alarmohet më pushtetin e madh që kanë dy shqiptarët në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon. Duke punuar për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, vëllezërit Bajraktari shoqërojnë udhëheqësit e agjencive të tyre në të gjitha udhëtimet ndërkombëtare.

Do të duket shumë e vështirë të besohet që dy vëllezërit shqiptarë, të zhvendosur  në Amerikë nga Prishtina, e shkatërruar nga lufta, do të arrijnë të marrin pozita të larta në Shtepinë e Bardhë dhe Pentagon.

Tani ata janë në qendër të zgjidhjeve të një sërë problemesh botërore dhe bosët e tyre të përditshëm i informojnë ata për zhvillimet në politikën e jashtme. Ata kanë qasje në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe në të dhënat e inteligjencës – thotë gazeta serbe.

Gazeta serbe transmetoi gjithashtu deklaratën e Karl Vug, dikur këshilltar i Obamës për sigurinë kombëtare.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar një histori për dy vëllezërit të cilët luajnë një rol të tillë të ndjeshme prapa skenës në Pentagon ashtu si vëllezërit Bajraktari”  tha Karl Vug.

Përndryshe, Ylli Bajraktari është aktualisht dora e djathtë e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, Herbert Raymond Mackmaster, në Shtepinë e Bardhë.

Ylber Bajraktari është drejtor iKëshillit të Sigurisë Kombëtare për Politikat e Mbrojtjes.

Nënpresidenti Mike Pence, gjatë vizitës se tij në Serbi, kishte ardhur më vëllëzerit Bajraktari, dhe gjatë vizitës se presdentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, zv.presidenti Mike Pence i kishte prezantuar Thaçit dy vëllëzit nga Kosova si dy bisnikët më të mëdhenj të SHBA-ve, trasmeton FMimages.net

“Z. President, tani unë kam nderin t’ju informoj se dy të rinj nga Kosova punojnë me ne në Shtëpinë e Bardhë”, kishte thënë nënpresidenti amerikan Mike Pence.

6 komente në “Serbia alarmohet nga “shqiptarët e Trumpit” në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon: Po na godasin…!”

  1. Kapit Tupalla says:

    Sikur të vinin në Kosovë, a thua do gjenin ndonjë vend pune ?

  2. Emigranti nga gjermania says:

    keto jane pallavra kosovaresh turq , qe gjithmone vjellin Mut vetem Mut nga Goja kundra Serbise

    1. Glauk says:

      Po ty pse pot dhem ore??!!!,,, Derrezi. Ti me siguri ke ike me ket valen e fundit nga greqia ne gjermani.,, Shiko se atje ne gjermani ka shum kosovare qe kan biznese shum te fuqishme ndoshta te mer ndonjeri ne pune dhe fiton lejen e qendrimit. Mos ju be iso serbve se jan popull i deshtuar nuk te vjen gje e mire prej tyre. Kapu me te fortin shqiptaret jan komuniteti me i suksesshem ne gjermani. Ne bizneset e shqiptarve ne gjermani punojn mbi 200.000 Rumun Hungare Slovak Qeke Bullgar Serbe Ukrainas Ruse etj . Shfrytezo edhe ti ke shanse e ndoshta te punson ndonje shqiptar.

  3. Mir says:

    Kjo eshte per te qeshur. Ata Jane djem te zote dne Kane arritur atje me zotesine e tyre. Amerikanet nuk I kane perzgjedhur se Jane shqiptare dhe as do ti falnin nese vllezerit do luanin me punen. Me happen e vendit tone, shqiptaret mund ti gjesh ne shume vende dhe institucione te rendesishme te botes.. Ka ekonomistet, financieret mjek, fixikant, administrator, biznesmen etj. Midis tyre Jane che keta dy, por serbet si nallkanas dhe s’i fajtor ndaj shqiptareve, tmerrohen nga cdo gje shqiptare..uroj qe djem e vajza te till tee kete say me shume neper bote dhe te mos e harrojne vendin e tyre.

  4. Aqifi says:

    Po mos te harrojme qe sigurimi i dikurshem jugosllav ka patur dhe kosovare ne rrjetin e tij,prandaj kjo eshte thjesht nje lajm i parendesishem.Ne ate vend ka italiane greke afrikane meksikane prandaj mos i mirrni me keto lajme dhe gazetat shqiptare jane gati te ribotojne keto lajme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje