Xhelal Mziu flet për takimin me Ramën: Më bëri një premtim, si kompensim më kërkoi...!

5 Dhjetor 2017, 21:20Politika TEMA

Xhelal Mziu ka dhene nje shpjegim publik per takimin me Ramen ne Kamez, me rastin e permbytjeve.

Ai madje ka premtuar se nje rruge do ti vendose emrin e Edi Rames, ne rast te mbajtjes se premtimit te ketij te fundit.

“Më bëri edhe një premtim  që do t’i bëjë të dy kolektorët po t’u vendos emrin e Ramës”, u shpreh kryebashkiaku i Kamzës.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, tha se qyteti i Kamzës deri në vitin 2009 ka qenë një qytet pa adresa.

“Në këto 500 apo 600 emra rrugësh që kemi përdorur, kemi nxjerrë një lajmërim që duam të vendosim emrat e rrugëve, pra i morëm mendimin qytetarëve. Të gjithë ata që kishin lidhje, si për shembull kryepleqtë e fshatit apo punonjësit e Bashkisë filluan të më sillnin emrat e gjyshërve  apo të të parëve të fshatit. Në këto kushte  unë gjeta një zgjidhje tjetër”, u shpreh zoti Mziu.

Sipas kryebashkiakut, janë përdorur emrat e Komunave duke filluar që nga Shkodra, Tropoja e deri në Sarandë 200 emra komunash, 65 emrat e qyteteve të Shqipërisë, emrat e rretheve, emrin e Nicolas Sarkozy, Toni Bler, Silvio Berlusconit etj.

Ndërsa për rrugën me emrin e  presidentit të SHBA-ve Donald Trump, kryebashkiaku u shpreh se banorët të cilët banojnë në atë rrugë duhet të ndihen të privilegjuar, sepse sipas Mziut presidenti Trump është një person që do i japë një tjetër impuls jo vetëm Amerikës, por edhe gjithë botës.(TemA)

1 komente në “Xhelal Mziu flet për takimin me Ramën: Më bëri një premtim, si kompensim më kërkoi…!”

  1. uskania says:

    Xhelal, turp të keshë, po qe se je shprehur kështu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje