Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin e tyre në shërbim të banorëve të prekur nga përmbytjet.
13 mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura janë zhvendosur në fshatin Ferras të Fierit, ku kanë filluar vizitat specialistike me mjekë të specialiteteve të ndryshme (pneumolog, kardiolog, të përgjithshëm, radiolog me ekografi, orl, etj).
Vizitat po kryhen në qendrën shendetësore të njësisë, por për disa të moshuar dhe femijë që nuk kanë mundësi të lëvizin, mjekët tanë po i shkojnë në banesë dhe të sëmurëve po u jepen ilaçe falas.
Forcat e Armatosura, dhe përse përmbytjet janë përballuar me sukses gjatë gjithë ditëve të motit të keq dhe tashmë dhe moti është përmirësuar, janë në krye të detyrës!