INTERVISTA/ Mustafa Nano "zbulon" homoseksualitetin e fshehur të shqiptarëve: Për ne, arma ka qenë më e rëndësishme se feja

6 Dhjetor 2017, 10:47Sociale TEMA

Udhëtarët e huaj që kanë vizituar Shqipërinë, përtej karakterit prej trimash të shqiptarëve kanë nënvizuar dhe elementë të një homoseksualiteti të fshehur, në krahina të ndryshme.

Në një video të bërë publike nga UET PRESS, në bisedë me Alda Bardhylin mbi librin e tij të ri Sandwich, publicisti Mustafa Nano thotë që homofolia e fshehur është dalluar nga të huajt.

Ja biseda e videos:

Udhëtarët e huaj që kanë vizituar Shqipërinë përtej karakterit të tyre të fortë kanë nënvizuar shpesh se ata janë burra të pashëm, ose burra të bukur?

Jo vetëm Bajroni, por në përgjithësi të gjithë udhëtarët e huaj jo vetëm anglezë, por edhe francezë apo të kombësive të tjera, kanë shquar tek portretet shqiptare pamjen fizike, nuk e di pse, na kanë shquar, sepse përveç veshjes kishte elementë somatikë, të pamjes së fytyrës, së trupit, të gjithë kanë folur për një trup të hajthëm të shqiptarëve, të lehtë, pa shumë bark, për  burrat.

Ka historianë që flasin për një lloj homoseksualizmi të fshehur të shqiptarëve, sidomos në veriun e Shqipërisë?

Eh në veri kjo është dalluar nga Hani, por ka edhe në jug dhe në jug është dalluar nga Çelebiu në Gjirokastër, në Elbasan sigurisht, kjo lloj hemofilie e fshehur mund të jetë dalluar edhe nga ca udhëtarë të tjerë, pastaj nga Lord Bajroni.

Në fakt një nga biografët më të mirë, shkrimtari Aleksandër Duma, nuk ngurron të tregojë që Ali Pashës nuk i pëlqente të mbante në harem vetëm femra, por edhe burra?

Dymaja nuk është se ka thënë që Ali Pasha ka qenë homoseksual, ka fol për një harem po në haremet turke atëherë ka qenë pak komplekse ka pasur edhe eunukë dhe Dymaja dhe ndoshta eunukët i ka marrë për burra të haremit.

Tek ky libër ju e thelloni më tej çështjen e konvertimit të shqiptarëve?

E kam bërë dhe tek Pax Albanica, por tek Sandwich përpiqem të bëj një shpjegim ezaurues. Me këtë çështje janë marrë shumë vetë. Janë përpjekur edhe të bëjnë një shpjegim ezaurues. Është pak vështirë të shtosh gjëra, sepse në planin akademik ka një përpjekje shteruese prej kohësh.

Por unë jam ndalur tek një gjë që më duket e veçantë, që të tjerët nuk e kanë parë të udhës, që është marrëdhënia e shqiptarëve me armët. Në ndryshim nga popujt e tjerë të Ballkanit, për të mos folur për popujt e tjerë të Europës, shqiptarët kanë një marrëdhënie erotike me armët, gati-gati lapërdhare me armët, nuk e kanë pasur serbët një gjë të tillë, nuk e kanë pasur as grekët.

Në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë por edhe pak më vonë, udhëtarët që shkonin në Ballkan, shkonin gjithandej dhe nuk shihnin njerëz me armë me sup, vetëm shqiptarë me armë në sup, sidomos në pjesën e Çamërisë.

Dhe kjo marrëdhënie me armën duhet marrë në konsideratë nga studiuesit dhe për ta parë si një faktor shpjegues të konvertimit, krahas faktorëve të tjerë.

Në atë periudhë kush bëhej mysliman kishte të drejtë të mbante armë, madje edhe sheshit, dhe kush nuk bëhej mysliman e kishte të ndaluar të mbante edhe fshehurazi armë, sepse po të kapej me armë ishte një kundravajtje penale e rëndë dhe në këtë kuptim shqiptarët kanë preferuar më mirë, sipas meje, të konvertohen në një fe tjetër dhe të braktisin fenë e tyre të parë dhe të mos u hiqet e drejta për të mbajtur armë.

Arma për ta ka qenë më e rëndësishme sesa marrëdhënia që ata kishin me fenë e tyre, edhe me fenë që ata kishin në fillim, me krishterimin, por edhe me fenë që morën më pas.

Arma ka qenë një element shumë i rëndësishëm i jetës shqiptare, i ethos së shqiptarëve, i vizionit të tij për botën dhe unë e konsideroj një faktor të rëndësishëm të konvertimit, këtë marrëdhënie të shqiptarëve me armët.(TemA)

10 komente në “INTERVISTA/ Mustafa Nano “zbulon” homoseksualitetin e fshehur të shqiptarëve: Për ne, arma ka qenë më e rëndësishme se feja”

  1. Kellira says:

    Ahahahahaha!
    Cfare trapi!
    Nuk e dinte Dyma se cfare ishte nje eunuk. (!?) Jo vetem dinte se c’ishin enuket por dallonte dhe bythqima me pantallona te kuqe si puna e Mucit.

    1. korçari says:

      O Muç Nano pasi bere historianin,diplomatin,psikanalistin ,psikologun dhe tani po ben seksologun ,deri ku do te perfundoje lajthitja juaj ?Deri kur do t’a kuptoni se jeni duke bere gafa njera pas tjetres duke mos qene profesionist ne keto fusha ,budallalleku juaj nuk paska limit …i keni hyre detit ne kembe dhe pae ju ky eshte nje sport i veshtire o elektriçist nga Skrapari.

    2. shqiptari says:

      Me ne fund e nxorri Muç bq se eshte Homo….

  2. faro says:

    Po pse mbante arme?
    Sepse sulmet nga jashte, nga me te egrat, kane qene te shtrira gjate gjithe historise se njerzimit.
    Vetem popullata e madhe qe largoi Pal Emili, perandor i Romes, dhe ajo qe solli, flasin shume.
    Por mgjate, te gjithe keta qe erdhen, u detyruan te flasin shqip.Dhe pinjollet e tyre, vazhdojne te jetojne ketu si shqiptare e jo si romak.
    Fakte te tilla flasin shume dhe jane shume fakte.

  3. Vedi says:

    Prirja e Shqiptarit drejt armes ka qene pasoje e te qenurit fshatar i lire . Shqiptaret nuk jane ndare ne skllever dhe skllavopronar apo bujqrober dhe feudal. Cdo fshatar, me shtepi, truall e kafshe shtepiake e ndjente veten Zot teshtepise, prones e vetvetes

  4. Shaba says:

    Edhe Shkrimtari IsmailKadare, me stil dhe art te rrall ka paraqitur ne vargje madheshtin e Shqiptarit pronar i lire te armatosur Zot i proned dhe i truallit te vet e shoqerise shqiptare. Prirja e Shqiptarit drejt pushkes ishte, jo mani, por nevoje e te qenurit Zot dhe pronar. Enver Hoxha e shpronsoi, e carmatosi dhe e beri argat ne pronen e vet. Sot, i paprone dhe i papune= paatdhe.

  5. vang says:

    Mbajtja e armes or MUC,NUK ESHTE CESHTJE KARAKTERI.Per ta ishte nje nevoje mbrojtje ne ato kushte.Mos nxirr konkluzione subjektive.Fene shqipetaret NUK E NDRYSHUAN per armen.Arma do te ishte e fundit.Fene e ndryshuan per kushtet ekonomike e favoreve sepse :Nuk u merrte djemt nizame;nuk paguanin taksa; u lejonin te benin tregeti dhe ushtronin pushtetin bashke me turqit.Keshtu. Sa per homoseksualitetin shqiptaret nuk perbejne ndonje ndryshim nga te gjitha rracat e tjera.Mund ta kishin me te veshtire pranimin e ketij fenomeni ,por si kudo eshte i cfaqur e jo vetem qytetet qe permendet.Fenomeni eshte nje rrjedhe e gabuar biologjike etj etj.

  6. Tyci says:

    Kete e ka thene Kadareja para ketij Muqit dhe me siguri qe ka qene nje nga arsyet e konvertimit, sepse mbajtja e armes do te thoshte mbrojtje e nderit te familjes. Per mbrojtjen e nderit mund te vrisje dike qofte ky dhe ushtarak Osman dhe te mos kishe pergjegjesi penale. Eshte e dokumentuar nje histori e tille konvertimi te nje fisi ne Jug. Nje trim vrau nje ushtar turk qe i hodhi fjale nuses kur mbushte uje ne kroin e fshatit dhe ai e vret. Zgjidhja e vetme qe te mos perndiqej ishte konvertimi i fisit, dhe keshtu ndodhi.

  7. qano qemeri says:

    kete pikpamjen se shqiptari la fene per te mbajtur armen, e ka formuluar prej vitesh I.Kadare.
    Ti , Muchy qenke dhe kopjac , vec te tjerash…

  8. shkodra says:

    Ky njeri, dmth. Mutch Nano, i nisur nga kritere eklektike, krejtesisht ose me se shumti subjektive, nxjerr natyrisht konkluzione eklektike dhe subjektive. Mutch Nano nuk deshiron, ose nuk arrin dot te kuptoje se fjala “shteruese” eshte nocion i paarrritshem. Pa le më qe Mutch Nano te arrije edhe psikologun, edhe historianin, edhe seksologun, edhe sociologun, edhe analistin politik, edhe ate letrar, edhe….edhe….
    Mutch Nano permbahu, dil tek vetja. Neqoftese keto mufka jane thjeshte provokime qe te marresh feedback se cfare mendojne lexuesit, kjo eshte tjeter gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje