FOTOT/ E pazakontë, karrike me rrota për pulat e gjelat që nuk ecin

6 Dhjetor 2017, 15:47Lifestyle TEMA
FOTOT/ E pazakontë, karrike me rrota për pulat e gjelat që nuk

Një grua nga Melbourne po krijon karrike me rrota për gjelat dhe pulat që ato të mund të ecin.

Drejtoresha e Kujdesit për fëmijët,  ka qepur me dorë karriket në garazhin e saj në Murrumbeena dhe ka bërë më shumë se 100 paisje me madhësinë e shpendëve që nga fillimi i vitit.

“E vetme kam bërë të gjithë qepjet në dhomën time të gjumit dhe në garazh,”-tha ajo për ABC News. “Nuk është përfituese, është një punë që e bëj me dashuri.”

Ajo e filloi biznesin e saj kur vuri re një pulë që kishte shpëtuar, se kishte nevojë për asistencë për të ecur.

Karriket përdoren më shumë në Amerikë, ku pulat shpesh duhen të futen brenda gjatë dimrit të ftohtë dhe bëhen pjesë e familjes, por gjithashtu dërgon edhe në Zelandën e Re, Danimarkë, Gjermani, Kanada e Mbretërinë e Bashkuar.

Karriget vijnë në pesë ngjyra të ndryshme dhe kushtojnë 45 dollarë secila. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje