Presidenti Donald Trump po telefonon disa udhëheqës të Lindjes së Mesme përpara një njoftimi të pritshëm sot se Shtetet e Bashkuara do të njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se presidenti Trump foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, me kreun palestinez Mahmud Abbas dhe me mbretin Abdullah të Jordanisë në mëngjes dhe do të telefononte udhëheqës të tjerë rajonalë më vonë gjatë ditës.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë për thelbin e bisedave, por shtypi palestinez njoftoi se presidenti Trump i kishte konfirmuar zotit Abbas se njohja e Jeruzalemit do të ishte e afërt.
Shtetet arabe dhe muslimane kanë paralajmëruar se një deklaratë e tillë mund të shkatërrojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje paqësore arabo-izraelite. Udhëheqësi i lartë palestinez Nabil Shaath tha se presidenti Trump nuk do të shihej më si një ndërmjetës i besueshëm.
“Autoriteti palestinez nuk e pranon dhunën, por mund të mos jetë në gjendje të kontrollojë rrugët dhe të parandalojë një kryengritje të tretë palestineze,” – tha zoti Shaath, duke folur në arabisht.
Jeruzalemi qëndron në zemër të konfliktit izraelito-palestinez dhe bashkësia ndërkombëtare thotë se statusi i tij përfundimtar duhet të përcaktohet në negociata. Megjithatë, Presidenti Trump thotë se është i përkushtuar ndaj një premtimi të bërë gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar, për ta lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi, një masë që mbështetet nga shumë hebrej amerikanë dhe evangjelistë të krishterë.
Jerusalemi është vendi ku ndodhet xhamia Al Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për fenë islame. Për hebrenjtë është mali i Tempullit, vendi më i shenjtë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar të shkëpusë lidhjet me Izraelin, nëse presidenti Trump e njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.
“Zoti Trump, Jeruzalemi është një vijë e kuqe për muslimanët”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia “mund të shkojë deri në shkëputjen e lidhjeve diplomatike me Izraelin për këtë çështje”.
Një ligj i vitit 1995 kërkon zhvendosjen në Jeruzalem të ambasadës amerikane në Izrael, por i njeh Presidentit të drejtën të shtyjë çdo gjashtë muaj vendimin për çështje të sigurisë kombëtare. Çdo president amerikan, që nga koha e presidentit Clinton, e ka përdorur këtë të drejtë, përfshirë presidentin Trump, i cili e bëri këtë qershorin e kaluar.
Në prag të njoftimit të pritur të presidentit Trump, agjencia Reuters citoi zyrtarë të paidentifikuar të Departamentit të Shtetit të kenë shprehur shqetësim për mundësinë e një reagimi të dhunshëm kundër Izraelit, si dhe ndoshta kundër interesave amerikane në rajon.
Ambasadat amerikane në mbarë botën janë urdhëruar të rrisin masat e sigurisë në pritje të protestave të mundshme.
Gerald Feierstein, drejtor për çështjet e Gjirit dhe Marrëdhëniet Qeveritare në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington, thotë se niveli i zemërimit që mund të nxisë njoftimi, varet shumë nga ajo që do të thotë presidenti Trump.
“Nëse presidenti thotë vetëm “ne e njohim Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”, pa u përpjekur ta përcaktojë më tej dhe pa filluar vërtet procesin e lëvizjes së ambasadës, atëherë është shumë zhurmë për asgjë”, tha ai për Zërin e Amerikës.
Feierstein, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA në Jemen dhe më vonë si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Lindjes së Afërt, nën Presidentin Barak Obama, thotë se nëse presidenti Trump shkon më tej, kjo mund të shkaktojë një reagim të ashpër dhe të jetë një goditje dërrmuese në përpjekjet për paqe.
“Nëse ajo që do të thotë është në të vërtetë një njohje e të gjithë Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit dhe nuk i përmbahet më qëndrimit ndërkombëtar që Jeruzalemi duhet të ndahet dhe që Jeruzalemi Lindor të bëhet kryeqyteti i shtetit palestinez pasi të ketë një marrëveshje, atëherë kjo do të ketë një efekt shumë negativ në procesin e paqes”, tha zoti Feierstein.
“Pra, djalli është në hollësitë e deklaratës, për të përcaktuar se sa e rëndësishme do të jetë ajo.”(VOA)
Gazetar kristali
Xhamia e myslamneve qe eshte vendi i trete me i rendesishem i tyre eshte ngritur mbi malin e tempullit. Mbi tempullin e solomonit dhe me guret e tempullit te solomonit. Duke pasur parasysh qe simbas legjendes islamike nga ky mal muhameti u ngrit ne qiell me kale nderkohe qe eshte fakt historik qe muhameti nuk ka ka shkelur kurre ne jeruzalem sic eshte fakt historik qe xhamia u ngrit mbi tempullin e solomonit dhe me guret e tempullit te solomonit e drejta dhe e verteta eshte me hebrenjete. Sepse mysylmanet kane bere te nejten gje gjithmone kane shndruar kishat sinagogat temujt w te tjereve ne xhami dhe tani ka ardhur koha qe cdo gje e grabitur ti kthehet te zotit.
Ndersa sa per mender turkun erdogan qe kercenon izraelin per nje vendim amerikan eshte thjesht pjese e karagjozllekut turk qe ne fund te fundit jo vetem qe nuk i pjerdh njeri po me e rendesishmja eshte se komfirmon se turqia me kulturen e perendimit amerikane dhe europiane eshte jo vetem e papajtueshme po jane ne lufte. Dhe dihet kush do fitoje nga kjo perplasje.
Ca gjera duket se jane vendosur
Llumin e historise njerezore isis e hodhen atje ku e meritonte ne hale
Ne arabi financuesit e isis dhe te vehbizmit me mbeshtetjen amerikane i arestuan.
Amerika zhvendos bazen e saj nga turqia ne greqi. greqia simbas Trump behet aleati kryesor i saj ne mesdhe dhe shteti qe do udheheqi stabilitetin ne rajon prandaj dhe greket therasin ne raport njehere bushatin e pastaj erdoganin. Pikerisht per keto arsye dhe timonieri i madh e shpall greqine aleat strategjik brenda nates.
Ndalimi i mysylamaneve ne amerike dhe njohja e jeruzalemit kryeqytet i vene vulen eres se re.