Aleati i Lulzim Bashës, njëkohësisht edhe deputet i PD-së, edhe pse është kryetar i PDK-së, Nard Ndoka, thotë se Basha do të bashkëqeverisë shumë shpejt me Ramën.
Sipas tij, ata kanë kontakte të shpeshta me njëri-tjetrin.
“Basha është në opozitë dhe cdo avancim në fushën e kundërshtarit është pozitive për të.
E ka shprehur edhe vete, të dy e kanë pranuar që mund të mbështesin një qeverisje të përbashkët dhe nuk jemi larg asaj, dhe këto deklarime të tyre jam përpjekur t’i përkthej troc jo si flasin ata me diplomaci dhe lojëra fjalësh.
Po shkojmë drejt një qeverie të përbashlët, kjo është e pashmangshme.
Një qeveri pa lider në përbërjen e tij, se s’ka essence.
Jemi në kushtet e një emergjence kombëtare për ta pasur një gjë të tillë, për të menduar për reformat që janë shumë të rëndësishme, dhe përbën një sakrifice që bëjnë të dy palët në të mirë të vendit, integrimit, dhe disa reforma që kërkojnë një lloj qetësie për t’i bërë ato.
Rama e kupton, ka 4 muaj që nuk po tregohet si lider legjitim.
Akoma nuk ia ka dëgjuar shijen atij timonit të famshëm që e mori vetë.
Imagjioni sa dallgë e presin para.
Ky është një lider i drobitur që s’mund të përballet me atë eufori që do vijë.
Edhe vete e ka thene qe do largohem kur ta kuptoj, jo kur te me nxjerrin njerezit nga zyra.
Ramës i erdhi dita më shpejt nga sa e kishte menduar.
Ata flasin me njeri- tjetrin, nuk jane dy lidere qe nuk flasin e nuk takohen.
Ata flasin ne telefon, jam i sigurt qe kane folur ne telefon.
Nuk eshte e domosdoshme te takohen fizikisht, eshte me e lehte te takohesh ne Tirane se sa ne Bruksel”, ka thënë ai për Report TV. (TemA)
Kotë nuk thotë populli :nga fëmija dhe budallai mëson të vërtetën.
Nardo, ty do te vene minister vella, ja hodhe bythes.
Kur flet edhe ky …..idiot me imunitet.
mendoni se ai eshte idjoti? akoma sjeni zgjuar , o milet i eger…
Ta kene rrembyer ufo-t valle ? Ne vend te trurit i Kane vene ndonje kokerr lajthi-the .