Zgjedhjet te “Filologjiku”, humbet kandidatura e ‘sponsorizuar’ nga opozita

7 Dhjetor 2017, 23:02Sociale TEMA

Janë zhvilluar sot zgjedhjet për Dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, nga ku ka dalë fitues Profesor, Doktor Sabri Laçi.

Pedagogu i njohur i Gjeografisë ka fituar me 50.14% të votave kundrejt Profesoreshës, Doktore Ajula Jubanit. Jubani është pedagoge e njohur e Gjuhës Shqipe dhe thuhet se kandidatura e saj është mbështetur nga deputetët e PD Valentina duka dhe LSi, Shezai Rrokaj.

Zgjedhjet për Dekanin e këtij fakulteti u zhvilluan pasi Valentina Duka e cila mbante këtë detyrë u bë deputete pasi ishte në listat e PD për zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Dhe po ashtu, edhe profesori Shezai Rrokaj u zgjodh deputet i LSI në Vlorë.

1 komente në “Zgjedhjet te “Filologjiku”, humbet kandidatura e ‘sponsorizuar’ nga opozita”

  1. Ridi says:

    Moos Ajula s’paska fituar çfare demi per shqencat tona, si do ja bejme tani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje