“Serbia nuk heq dorë nga “Trepça”. Kështu ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç në 90-vjetorin e Kombinatit Metalurgjik.
Gjithashtu ai tha para punëtorëve se, ekzistenca e kësaj kompanie nuk është vetëm entitet ekonomik, por pjesë e familjes dhe trashëgimisë kombëtare.
“Trepça është pjesë e traditës sonë në Kosovë”, u shpreh ai, duke theksuar se trashëgimia e minierave atje është e padiskutueshme, ashtu si ekzistenca e popullit serb në rajon.
Vuçiç deklaroi se Beogradi do të luftojë në vazhdimësi për të drejtat e serbëve nga Trepça.
“Për sa kohë Serbia ekziston, askush nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë Trepçën dhe ta largojë nga ju”, mësohet të ketë thënë ai.
Presidenti serb shtoi se ka interes të madh të investitoreve të huaj dhe atyre vendas për të investuar në miniera dhe në Kombinatin Metalurgjik të Trepçës, por për shkak të statusit të papërcaktuar ligjor, ata nuk dëshirojnë të bëjnë marrëveshje. (TemA)
Serbia ben qe nuk heq dore nga kosova, sepse trepca eshte ne loje midis kurves amerike e cila e beri molle te sherrit. Trepca u takon Serbeve dhe jo turqeve te kosoves !!!!!!!!
Po pra ashtu…
Njelloj si ata fuqite kolonizuese (psh si franca qe nuk heq dore nga minierat e uranit ne afrike)