Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se procesi gjyqësor në Nju Jork, kundër një bankieri të Turqisë, i akuzuar për konspiracion për ta dihmuar Iranin në anashkalimin e sanksioneve amerikane, paraqet “shantazh” dhe “njollosje” të vendit të tij.
Këto komente të tij të mbrëmshme në Ankara, u bënë derisa në Nju Jork ka vazhduar procesi kundër ish-ekzekutivit të lartë të bankës Halkbank, Mehmet Hakan Atilla, me paraqitjen e një dëshmitari kryesor të qeverisë amerikane.
Erdogani tha se procesi paraqet manovrim për t’ia tërhequr vëmendjen Turqisë, derisa Uashingtoni bën plane për t’i forcuar grupet kurde në Siri, të cilat Turqia i konsideron “terroriste” dhe aleate të separatistëve të armatosur në Turqi.
“Turqia nuk ka plane kundër Shteteve të Bashkuara, por është e qartë se SHBA ka plane kundër neve”, tha Erdogan.
Prokurori amerikan, Joon H. Kim, këto akuza turke se procesi kundër të dyshuarit Atilla është i motivuar politikisht, i ka vlerësuar si “absurde”.(REL)
pse mund te kete turqia plane kunder amerikes?????????
ky sa here flet te dhjet gazit.
Hahahahaha! Gallata e radhes nga Erdogan!!!!!!!!!!! Te njejtin “muhabet” paskan si Ed(ogani) yne ashtu dhe Erdogani “yne”! Njeri “paralajmeron” Brukselin, tjetri SHBA-ne!!!!! Aleat dhe jo llafe “vellai i madh” i Edit ku me sa duket pretendon te behet dhe kumbar i tij ne “martesen” e “rilindjes” me Europen!!!!
Vetem se keta dy tipa nuk paskan kuptuar se “dasma” nuk behet ne Ankara, por ne Bruksel dhe se nje “Shqiperi stabile” nuk do te thote nje “Turqi e forte”, por nje Shqiperi me europiane!
Ca kujto ti se je ne shqiperi qe vjen ministri jashtem turk dhe fut hunet ne punet e brenshme te shqiperis faji Eshte i politikaneve tane qe lejojne gjera te tilla