Ish ministrja e Integrimit dhe ish deputete e PD, mbetur jashte Kuvendit per shkak te perjashtimit te Bashes nga listat, rrefen ne lidhje me qendrimin e deputeteve ndaj thirrjeve per sensibilizim kunder dhunes.
“Ndërgjegjësimi kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve duhet të fillojë në familje, shkolla, dhe në çdo ambient tjetër. Në këtë mënyrë do të krijohet një kulturë e përgjithshme sociale, që kultivon individë të përgjegjshëm dhe që e dënojnë dhunën”, ka qene messazhi qe ka përcjellë ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”.
Teksa është ndalur tek situatat në të cilat ka tendenca për të zbutur debatet në rastet kur diskutohet dhuna në familje, Bregu sjell në vëmendje një rast, kur deputetët nuk kanë pranuar të vendosin në xhaketë fjongon portokalli, si sensibilizim kundër dhunës ndaj grave. Sipas ish-deputetes, një gjest i tillë i është dukur shumë femëror.
“Sot shtrirja e fenomenit është kudo. Ajo çfarë raportohet në shifrat e dhunës, është vetëm maja e ajsbergut. Shumë gra, edhe fëmijë, nuk raportojnë situatat e dhunës, pasi e kanë të pamundur. Një pjesë e dhunës raportohet. Kryesisht raportojnë ato gra që kanë përfunduar në dhunim fizik, pra kur kërcënimi për jetën është bërë madhor. Pjesa tjetër për dhunën psikologjike, apo ngacmimi seksual në vendin e punës, nuk raportohet. As dhuna verbale që është prezentë në shoqërinë shqiptare. Dhe janë raste të tilla që hasen çdo ditë.
Dhe për sa kohë në fakt që ne do ta kemi të vështirë të pranojmë se dhuna nuk është punë apo çështje grave, është krim, dhe si i tillë duhet dënuar si gjithë krimet e tjera. Për sa kohë që mendohet se kur flitet për dhunë ndaj grave të ketë gjithmonë nga një barsoletë nga pas, në një histori, ndonjë nga ato pyetjet, të cilat bëhen si për ta ulur rëndësinë e situatës, kur thuhet “po pse vetëm gratë dhunohen, ka edhe burra që dhunohen”.
Për sa kohë të ketë nga këto tendencat për të mos vënë një fjongo portokalli, sepse kjo portokallia… sepse po t’u thuash burrave vër një kravatë portokalli, nëse ua bën dhuratë, do ta kishin vënë e sigurt. Ju kanë çuar një fjongo kundër dhunës dhe e kanë refuzuar, sepse iu është dukur një akt shumë femëror. Pra është e pamundur në rast se nuk ka një ndërgjegjësim social.
Padyshim që duhet të fillojë edukimi dhe ndërgjegjësimi në familje. Por është e pamundur nëse shkolla nuk dënon format e para të bulizmit mes fëmijëve. Kudo ku ka elemente të dhunës duhet të reagojmë. Është e vështirë ta luftosh fenomenin kur personi është adult”, shprehet ish-deputetja Majlinda Bregu.(TemA)
Nuk mund te luftohet dhuna nga deputetet e dhunshem.
Ata jo te vene fjongon e kunder dhunes,por ata duhet te vene nje ngjitse ne goje qe te mos dhjesin nga goja se ata po percajne popullin,ata jane shembulli i korrupsionit dhe i pasurimit te pa drejte,shembulli i injorances dhe i paditurise.
fillo qe nga sali berisha qe eshte nje maniak i persekutimit qe nga soc e deri sot,manjak i intrigave dhe i vrasjeve mbas shpine,manjak i servilizmit dhe hipokrizis,mashtrus klasi,manjak i karrikes ,i gojendyrit qe edhe nje rrugac nuk mund te flasi si ai,thashethemexhi si komunist qe nuk i ka lene biografit e njerezve,dikur merte jepte letra posht deres,ndersa tani ka sajuar spiunin dixhital.
prandaj rregulloni dhunen midis jush qe te mos kemi dhune ne familje e shoqeri,por kjo juve nuk ju interesonse nuk pasuroheni dot…..
O Mailinda, shoqeria njerezore nuk ndertohet e zhvillohet me fjango portokalli, blue, te zeze apo çfaredo lloj ngjyre qe e caktojne padronet. Shoqeria njerezore zhvillohet me edukim arsimor, prinderor, shoqeror dhe shtet ligjor. Te gjitha fjangot ne Shqiperi jane tallese dhe per te hedhe hi syve njerzeve, qe sot nuk kane te drejten ti kundershtojne te keqes me force. Ju mbani leksione qe nuk kane asnje influence ne shoqeri; ku e kane mendjen njerezit dhe ku e rrihni ju!. Ne qoftese ti Mailinda flet per shekujt e ardhshem edhe mundet se une nuk mund te parashikoj dot asgje kur çdo gje leviz me 1 km ne sek. Kur kishe pushtet dhe kishe ne dore shume gjera, bere si te deshi qejfi ty dhe ata qe ngrije dhe doren dhe kemben per te qene dakort, tani qe je nje folese e lire, pa pushtet, mban leksione. Populli thjeshte qe ka lene gjithe ato thenie brilante nga ngjarjet qe ka jetuar ne shekuj, thote edhe diçka: han e shah , han e bagdat, apo, beni si theme une dhe mos beni si bej une qe kjo u takon ju padroneve te demokracise qe na trumbetoni, ndersa ne me vuajtje shikojme therrimet e saj.