Për mazhorancën zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm nuk ka më asnjë pikëpyetje. Ai zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga kuvendi. Deputeti i Partisë Socialiste, anëtar në komisionin e ligjeve është shprehur për TemA TV, se për këtë çështje janë shprehur edhe dy strukturat asistuse të EURALIUS dhe OPDAT.
“Prokurori i Përkohshëm behet me një shumicë te thjeshte votash. ky nuk është vetëm një mendim i mazhorances por edhe një mendim profesional nga dy struktura asistuse ne Shqipëri EURALIUS dhe OPDAT”
Ndërsa kanë mbetur edhe tre ditë kohë për të aplikuar për Prokuror të përgjithshëm të përkohshëm, Sameti bën të qarta kriteret
“Dua te sqaroj edhe diçka, çdo prokuror qe është pjesë e strukturës se prokurorisë, mjafton qe te ketë 15 vjet si jurist dhe te jete aktualisht prokuror, te ketë mbaruar magjistraturën ose te ketë një grade shkencore mund te aplikoj për tu bere kryeprokuror”
Anëtari i komisionit të ligjeve sqaron se si Kryeprokurori, ashtu edhe anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të cilët u zgjodhën me short pak ditë më parë do të jenë të përkohshëm
“Si Prokurori i Përgjithshëm ashtu edhe KED janë me mandat te përkohshëm sepse asnjeri prej tyre nuk i janë nënshtruar vetingut”
Ndërkohë Burime Konfidenciale i thanë Tema TV se më datë 21 dhjetor caktohet kryeprokurori i përkohshëm.