Rama në Ministrinë e Mbrojtjes garanton: Shpërblim ushtarakëve, do shlyejmë borxhin e padrejtë

8 Dhjetor 2017, 11:00Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama, teksa ka qene ne ceremonine e falenderimit per kontributin e jashtezakonshem qe dhane ne perballimin me sukses te permbytjeve te diteve te fundit, ka uruar Forcat e Armatosura, të cilat pak ditë më parë festuan 105-vjetorin e krijimit.

Kreu i qeverise njeheresh ka lajmeruar se qeveria do te vendose qe kete mirenjohje per kontributin e FA ne perballimin e permbytjes, ta shprehe dhe permes nje shperblimi financiar. Duke shlyer sipas Rames nje borxh te padrejte.

“Ditëlindjen e 105 të FA nuk mundëm ta celebronim në mënyrën tradicionale, sepse e kaluam në operacionet e shumta për përballimin e gjendjes së krijuar në vend si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të jashtëzakonshme të lumit Vjosa, të cilat sollën dëme dhe kërcënuan jetë njerëzish.

Falë jush, atyre që ishin që në sekondën e parë në krye të detyrës. Më 4 dhjetor situata nuk na dha mundësi të jemi së bashku, sot jam këtu për t’iu uruar të gjithëve drejtpërdrejtë festën e FA, e cila për hir të së vërtetës nuk mund të kremtohej në mënyrën më kuptimplotë se sa në vijën e parë ku të gjithëve ju iu çoi detyra. Kjo është një festë e njerëzve nën uniformë dhe e familjeve të tyre, por e gjithë Shqipërisë dhe sot ja vlen të kujtohet se vendimi nga ku kjo festë buron për krijimin e ushtrisë shqiptare ishte i pari vendim i marrë nga qeveria e parë e pavarur, pak ditë pas lindjes së shtetit shqiptar. Këtë përvjetor të gjithë ju panë me admirim.

Është e vërtetë se krahasuar me kolegët e tjerë me të cilët u përballët në kushtet e kësaj vështirësie të madhe, që përkoi me ditëlindjen e FA, pagat tuaja janë më të ulëta. Pavarësisht nivelit të lartë profesional dhe nivelit të lartë të vetëdijes patriotike që mishëroni, ne nuk kemi arritur që t’iu shpërblejmë sic e meritoni dhe që të mbyllim hendekun e pajustifikuar mesh jush dhe policisë së Shtetit kur vjen fjala te shpërbilimi, që kurrë nuk mund të arrijë deri aty ku ju meritoni. Ajo që ju bëni nuk mund të shpërblehet financiarisht. Sot qeveria do vendosë një shpërblim si shprehje mirënjohjeje. Do të shlyejmë borxhin e padrejtë“, deklaroi mes te tjerave Rama.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje