Kontributi i ushtrise nuk ka mbetur pa u respektuar ne menyren maksimale nga ana e Ministrise se Mbrojtjes dhe qeverise shqiptare.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përcjellë falënderime të veçanta për të gjithë ushtarët e Forcave të Armatosura, pas ndihmës dhe angazhimit total gjatë ditëve të përmbytjeve në mbarë vendin.
Ne kete ceremoni falenderimi ishte dhe kryeministri Edi Rama, duke treguar qarte vleresimin maksimal per Forcat e Armatosura!
Xhaçka deklaroi para shumë ushtarakëve dhe familjarëve të tyre se është fakt që FA shënoi rekord në përballimin e kësaj jave të vështirë emergjencash.
Ministrja i bëri këto deklarata në ceremoninë e nderimit me medalja të 7 reparteve të FA, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë gjatë ditëve të përmbytjes. Në këtë ceremoni është i prnaishëm dhe kryeministri Edi Rama.
“Burra dhe gra që sfidojnë veten për t’i shërbyer Shqipërisë. Jam e emocionuar për gjithçka kam parë për angazhimin e FA gjatë përmbytjeve. Reshjet e fundit shënuan rekord krahasuar edhe me vitin 2015, por është fakt që edhe angazhimi i FA shënoi rekord. Kjo se kemi investuar dhe jemi përgatitur për këto ditë. Kemi angazhuar mijëra efektivë dhe falë kësaj arritëm të evakuojmë mbi 500 familje dhe shpëtuar me mijëra persona. Vlerësim të veçantë kam edhe për prefektët, që pak ditë në punë i pengoi të jepnin kontributin e tyre. Kjo ishte vetëm faza e parë e përballimit të emergjencave, por puna jonë sapo ka filluar, po koordinojmë me partnerët në NATO, me qëllim kurimin e kësaj fatkeqësie që la pas plagë. Kosova është krahu tjetër i shqiponjës dhe ju përcjell një falënderim të veçantë për ndihmat.
FA i janë ndodhur pranë çdo njeriu, duke rritur sigurinë te shteti. Ky vend ka djem dhe vajza që i dalin për zot në ditë më të vështira. Një falënderim të veçantë e kam për nënat, bashkëshortet dhe fëmijët e ushtarakëve, që janë mbështetja më e madhe për ta. FA do vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, ditë dhe natë. Na pret një organizim dhe më i mirë në vitet e ardhshme, pasi Emergjencat Civile janë nën FA. Specialistët tanë nuk do jenë në terren vetëm për të menaxhuar emergjencat, por edhe për të bërë analiza”, tha Xhaçka.(TemA)
Morën medalje:
1-Reparti 3006 , baza ajrore Farkë
2-Reparti 40/ 30 batalioni i mbështetjes rajonale
3- Reparti 40/ 40 batalion i Xhenios
4- Reparti i shquar për trimëri dhe vendosmëri , reparti 10/ 30, batalioni i tretë i këmbësorisë, boshnje
5- Reparti ushtarak 50/10 shkolla e trupës Bunavi
6-Medalje luftëtare reparti 10/40 batalioni komando
7-Reparti ushtarak 10/20 batalioni i dytë i këmbësorisë