Trahanaja shqiptare zë vendin e tretë si pjata më e mirë në Montekarlo

8 Dhjetor 2017, 11:10Sociale TEMA

Sapo hyn te “Mullixhiu”, një nga restorantet e njohura në Tiranë, ndjen aromën e bukës së sapo dalë nga furra.

Aromë e cila vitet e fundit është zhdukur dhe kur e nuhat pas disa kohësh, të duket sikur ke zbuluar një nga ushqimet më të shijshme që ke provuar ndonjëherë.

Shefi i restorantit, Bledar Kola, këto ditë është kthyer në Tiranë  me dy çmime të rëndësishme.

Në 28 Nëntor ka arritur që në një garë me 30 shefa kuzhine nga e gjithë bota, trahananë shqiptare ta rendisë në vendin e tretë.

Po, po, trahanaja jonë, e gatuar me mjeshtëri nga Kola ka zënë vendin e tretë në Montekarlo, si pjata më e mirë, shkruan gazetarja Entela Resuli, për gazetën Dita

Një ditë pas këtij suksesi, Bledar Kola ka fluturuar drejt Milanos për të marrë pjesë në një tjetër aktivitet të rëndësishme atje.

Guida prestigjoze italiane “guidaidentitagolose.it” për botën gastronomike, nga Shqipëria ka zgjedhur restorant “Mullixhiun” në Tiranë, si më prestigjiozin.

2 komente në “Trahanaja shqiptare zë vendin e tretë si pjata më e mirë në Montekarlo”

  1. titi says:

    Hajt, sa me shume suksese te tjera!

  2. Xha Braho says:

    Trahanaja shqiptare është një gatim fukarenjsh dhe ka shërbyer për të mbushur barkun e shumicës së shqiptarëve dikur, por është përdorur për shkak të kostos së papërfillshme, ndonëse nuk kishte pothuajse, asnjë vlerë ushqimore. Gatimi i cili paska marrë çmimin e tretë, të jeni të sigurt se nuk ka asnjë ngjashmëri me trahananë shqiptare, përveç emrit.
    Trahananë shqiptare në Evropën e sotme mund ta hanë vetëm qentë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje