Per shkak te reshjeve te shiut, ne oret e para te mengjesit, rreth ores 03:00, ka patur renie masive te gureve te medhenj ne segmentin Elbasan-Tirane, rreth 2 km pa arritur tek tuneli.
Kjo rreshqitje ka bllokuar kalimin e mjeteve ne sensin Elbasan-Tirane. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nderhyre menjehere bashke me firmen e mirembajtjes dhe po punohet intensivisht per te hapur plotesisht kalimin.
Eshte vendosur sinjalistika paralajmeruese, eshte devijuar kalimi i mjeteve nga Elbasani drejt Tiranes nga rruga e vjeter.
Aktualisht qarkullohet pa proboeme ne sensin Tirane-Elbasan ndersa per sensin Elbasan-Tirane, kerkohet mirekuptimi i qytetareve deri ne pastrimin e plote dhe sigurimin e zones se rreshqitjes.
ArRSh do ju mbaje te informuar per me tej per ecurine e nderhyrjes ne terren.