“Lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem, si të lëvizësh frigoriferin nga dhoma e gjumit në kuzhinë”

10 Dhjetor 2017, 17:48Bota TEMA

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, ka dhënë së fundmi një intervistë për Albanian Daily News, përmes të cilës flet edhe për vendimin e fundit të presidentit amerikan, Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet.

Rodkin shpreh mirënjohjen e thellë për Trump, duke cilësuar vendimin e marrë si një akt kurajoz dhe të drejtë.

“Jeruzalemi ka qenë kryeqytet i popullit hebre për 3000 vjet dhe ka qenë kryeqytet i shtetit të Izraelit për afërsisht 70 vjet. Jeruzalemi ka qenë fokusi i shpresave tona, ëndrrave dhe lutjeve tona për mijëra vjet”, shprehet ai.

I pyetur për pritmëritë e Izraelit ndaj qeverisë shqiptare për këtë çështje, Rodkin shprehet në mënyrë diplomatike se kjo është një gjë e thjeshtë.

“Kryeministri im ka bërë thirrje ndaj të gjitha vendeve që kërkojnë paqen të bashkohen me ShBA në njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit dhe të zhvendosin ambasadat e tyre. Siç ka vënë re dikush tashmë, mund të them se lëvizja e një ambasade nga Tel Avivi në Jeruzalem është një gjë e natyrshme sit ë lëvizësh frigoriferin nga dhoma e gjumit në kuzhinë ku edhe duhet të jetë”, shprehet ai.

Me vlerësime për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, Rodkin shprehet se për vitin 2018 mendohet të hapet linja ajrore direkte Tiranë – Tel Aviv.

4 komente në ““Lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem, si të lëvizësh frigoriferin nga dhoma e gjumit në kuzhinë””

  1. santiago says:

    njihni njehere Kosoven pastaj shohim dhe bejme

  2. Che Guevara says:

    Edhe Hitleri nazist eshtu gjykonte per ju cifutet,qe t’i vrasesh cifutet eshte njelloj si te theresh nje pule!

  3. Ilir says:

    meqe paska qene prej 3000 vjetesh kryeqytet i cifuteve, pse e keni tellavin atehere ? kryeqytetet tuaja kane qene Londra,Madridi,Frankfurti, New Yorku, Jerusalemi ka qene i ARABEVE. Po pse, me lapsin tuaj do te shkruhet historia ? Keto tregojani atyre qe keni vaksinuar !

  4. I. R. Eli says:

    Ambasadori ka te drejte: zhvendosja e ambasades ne nje territor qe kontrollohet e do te kontrollohet nga Izraeli per sa kohe ai shtet te ekzistoje, eshte si nje levizje frigoriferi. C’ka ketu per te diskutuar!?
    POR nga ana tjeter Izraeli duhet ta njohe Kosoven, eshte si te thuash, te perdore frigoriferin qe e ka ne kuzhine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje