Forcat e armatosura të Irakut kanë mbajtur një paradë ushtarake në kryeqytetin e vendit, Bagdad, për të shënuar fitoren e njoftuar nga kryeministri irakian, Haidai al-Abadi ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik, pas një fushate trivjeçare.
Abadi dhe komandantët e lartë të forcave të sigurisë kanë qenë pjesë e paradës në qendër të Bagdadit, derisa fluturonin helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë.
Kryeministri irakian ka njoftuar më 9 dhjetor se Iraku është, “plotësisht i çliruar” nga grupi militant, Shteti Islamik dhe trupat irakiane janë duke kontrolluar gjithë kufirin Irak-Siri.
Qeveria irakiane e mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara patën nisur një fushtatë kundër IS-it, pasi ekstremistët kishin zotëruar një të tretën e shtetit gjatë vitit 2014.
Departameti amerikan i Shtetit më 9 dhjetor e ka mirëpritur fundin e një “zotërimi të vrazhdë” të Irakut nga IS-i, derisa ka paralajmëruar se grupi vazhdon të përbëjë kërcënim.
Më 7 dhjetor, ushtria ruse ka deklaruar se e ka përfunduar mission e saj në luftimin e IS-it.
Moska ka qenë në përkrahje të forcave qeveritare të Sirisë./REL
Sigurish qe ISS ishte “oksigjeni” per forcat pushtuese amerikane qe jane ne Irak por vecanerish ne Siri ku jane te paftuar. ISS u shkaterrua por amerikanet jane perseri aty.Sigurish qe jane vendosur aty qe te ndezin uret e luftes civile vecanerish midis kurdeve dhe sirianeve. Te njejten metode USA perdori edhe ne Beirut se bashku me francezet me 1983, por kur u bombarduan kampin ushtarak dhe u vrane qindra ushtare u detyruan te largohen me turp. Pra deri diku lufta vazhdon derisa terrorristet e vertete qe jane forcat agresive te USA te dergohen me arkivole. Le te gjejne vend tjeter te shperndajne”demokracine”