Ftesa e kryeministrit, deputeti i PD: Rama po na zvarritet për një pazar dhe jo për një pakt…

11 Dhjetor 2017, 22:43Politika TEMA

Zgjedhja e një prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm është bërë tashmë çështja më e nxehtë e debatit mes opozitës dhe mazhorancës.

Në një përballje së bashku të pranishëm në emisionin  “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News 24” janë të pranishëm deputetja e PS-së Ermonela Felaj dhe deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.

“Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë produkt i paanësisë politike sipas Kushtetutës. Askush nuk e mendonte se do vinte një ditë ku Prokurori i Përgjithsëm jo vetëm të zgjidhej nga politika, por vetëm nga mazhoranca. Ata duan të zgjedhin kryeprokurorin pa vetting.  Sfondi politik është i përshkruar nga dosja ‘Tahiri’ nga dosja e ‘3 policëve’ nga dosja e ‘Xibrakës’ nga dosja ‘Dako’ apo dosje të tjera.

Motivi duhet analizuar. Çfarë e shtyn Ramën të ndërmarrë këtë iniciativë? Kushtetuta thotë se për të zgjedhur prokurorin në do kohë, duhen dy kushte:Të zgjidhet me 3 të 5 e votave pra me 84 vota, kushti i dytë: Prokurori i Përgjithshëm para se të trokasin duhet të kalojnë më parë nga vetting. Pra vetting dhe votim me 3 të 5, në të kundërt nuk ka Prokuror. Rama thotë hajt ta zgjedhim me pazar,” tha Alibeaj.

“Sot jemi më afër BE-së, dhe BE kërkon se përpara se të nisim negociatat të vijojmë me reformën në drejtësi. Ju nuk e keni dashur. Ligji për Vettingun e parashikon që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, prokurorët dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm do të bëhet me përparësi,” tha Felaj.

“Një nga kushtet për Integrimin është lufta kundër krimit dhe për këtë arsye Rama po zvarritet dhe po na përgjërohet për një pakt, që në fakt është një pazar politik” tha  Alibeaj.

2 komente në “Ftesa e kryeministrit, deputeti i PD: Rama po na zvarritet për një pazar dhe jo për një pakt…”

  1. Lili says:

    Jemi lodhur nga pseudokriza qe luhen vetem per te rritur pazari n nder dy partite!

  2. Fatosi-kosove says:

    Nuk te pergjerohet Rama ty o majmun,o vrases i shqiptareve,o koka e krimit dhe droges,po si ka mundesi qe edhe sot te kete shqiptar qe i beson sojit te alibeajt apo vertet PD egziston vetem per deshirat e serbise dhe greqise,turp per gjithe ata shqiptar qe me vetedije apo pa te i akne dhene voten nje majmuni qe te perfaqesoi njerez,rast i vetem ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje