Llogaritë e bëra keq nga ministri i LSI: 73 mln USD më shume se projektimi vetëm për një segment

11 Dhjetor 2017, 18:48Politika TEMA

Vetëm segmenti i parë i rrugës Tiranë – Elbasan ka kushtuar 75 milion dollarë më shumë se kontrata fillestare.
Televizioni Klan ka siguruar një dokument konfidencial të auditit që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Raporti evidenton se që nga viti 2012-të dhe deri në Nëntor të këtij viti, kontrata është ndryshuar 12 herë, ku vetëm për aksi i parë i projektit ka marrë 80% më shumë fonde.

Ky segment ishte projektuar të realizohej me 83.9 milion dollarë, ndërsa faturat e prera për firmën kanë arritur vlerën 152 milion dollarë.

Shtesat me vlerë në para për aksin e parë kanë ndodhur të gjitha nga data 6 prill 2014 deri në 6 prill të këtij viti. “Kontrata deri tani ka pësuar gjithsej 12 amendime që bëjnë fjalë për specifikime teknike, zgjatje afatesh dhe ndryshim vlere dhe ndryshim të kushteve të përgjithshme të saj,” thotë raporti.

Edhe kostot e supervizionit të punimeve janë rritur me 3.8 herë më shumë se kontrata fillestare, kjo për shkak të zgjatjes së afateve të punimit. Nga 1.9 milion dollarë që ishte fillimisht pagesa për supervizorin, kontrata e fundit e nënshkruar në 11 korrik të këtij viti ka dhënë shumën 7.2 milion dollarë.

Raporti i auditimit shprehet se punimet e kompanisë kontraktore janë miratuar nga Autoriteti Rrugor pa marrë vlerësimin e supervizorit dhe këshillit teknik, procedurë e detyrueshme me ligj dhe që ka krijuar pamundësi në verifikimin e punimeve reale dhe ecurinë zbatimit të projektit nga firma që bërë punimet.

Në miratimin e shtesës së fundit prej 35 milion dollarësh, e cila u miratua në pranverë të këtij viti nga Kuvendi i Shqipërisë, auditimi thotë se ARRSH mban dy qëndrime të ndryshme për vlerën reale të projektit.

Bankës Islamike që ka dhënë kredinë i është kërkuar 56 milion dollarë, sipas konkluzioneve të supervizorit të projektit, ndërsa Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Financave i është kërkuar shuma 35 milion dollarë.

Kjo shumë, thotë raporti, “nuk është e mirëargumentuar dhe e studiuar duke sjellë pasojë mosmbulim e projektit me fondet e nevojshme”. Përllogaritet se për mbylljen e projekti mund të nevojiten edhe 21 milionë dollarë të tjera.(Klan)

6 komente në “Llogaritë e bëra keq nga ministri i LSI: 73 mln USD më shume se projektimi vetëm për një segment”

  1. Baxhanaku says:

    KOqja Haxhinasto,mesues i anglishtes,”miniser” i LSI per rruget. I pazot nga ana profesionale,por i ” zot”per te vjedhur,qe LIke floriri te blere e te shese interesa per familjen.

  2. Zzzzzz says:

    PO BURG NUK KA PER KETA QELBESIRA……….???????????????????

  3. fiqo says:

    S’kam asnje koment…..vetem dua te them”rrofte rileshi(rilindja)……

  4. Spartak Verdha says:

    O Mero Baze . A s’të vjen turp , që e nxjerr , dhe ja servir shqiptarëve këtë lloj informacioni . Si ka mundësi e s’të vjen turp . Mos mendon se je duke dhënë ndonjë sihariq . Po ti vetë a je shqiptar që të djeg ndopak shpirti e zemra për hallet e sikletet e këtij populli t• shumë vuajtur . A gjykon dhe bën krahasim ( se ti e ke nxjerrë në gazetë ) se si janë lënë pa drita familje të tëra me fëmijë që edhe kanë pas e dashtë me mësu , por nëna , me babën e fëmijëve të vdekur , s’ka pa rrugë dalje tjetër , dhe ka mbyt veten para fëmijëve të sëmurë , të pa bukë e në errësirë . Janë burgosur ( nuk po flas për hajdutë biznesesh me fuoristrada ) , ndoshta disa dhjetra baballarë , që s’kanë patur mundësi të ushqenin fëmijët , e normal , të mos arrinin me pagu edhe dritat , e ndoshta nuk e kanë gjykuar drejt e janë mundu me i rilidh për hall , për sëmundje e për fëmijët . Por ama , për aq pak , disa dhjetra mijra lekë të reja , ato janë burgosur e turpëruar .
    Atëherë Mero Baze a je shqiptar e si patriot don të kontribuosh për këtë vend , apo je një gazetar kazani xhambaz . Merre informacionin e dërgoje aty ku duhet , në Prokurori . Vetëm me n jë rrugë , janë mbi 1 miljard lekë të reja më tepër dhe s’i hyn gjemb në këmbë askujt . Ti e din mirë se nga dalin dhe me sa vështirësi dalin e mblidhen këto lekë që hikin pa iman . Ç’farë don më ti që ke gjithë këtë armë në dorë ( media ) ? Apo mjaftohesh me show dhe sensacione lakuriqësinash e poshtërsinash . Turp , turp , që rrin aty në krye të kësaj medie.

  5. besi says:

    bjerini bjerini se nuk ka shtet ketu. Xhinastua po i shkollon femijet jashte vendit me parate e vjedhura dhe ketu behet vetem show. Te kishte qene ne ndonje vend tjeter xhinastos do i ishte sekuestruar gjithcka dhe ai vete do te ishte afer shullazit duke i bere masazh. Ketu kane vjedhur te gjithe duke filluar me salen lulin imamin boden topallin tafajin meten edin gjiknurin nikollen beqajn e keshtu me radhe dhe askush nuk eshte denuar madje prokuroria e llalles me shoke as edhe ka denjuar te filloje ndonje hetim per vjedhje qe bejne muuuuu. Po te kishte berendonje fukara ndopak korrupsion llalla do te kishte vepruar me forcen e ligjit. E po cflasim ne kot llalla vete eshte i superkorruptuar dhe nuk mund te denoje ata qe ja dijne te gjitha vjedhjet atij. Me nje fjale ketu po nuk nderhyne amerikanet fuqishem te afrojne prova per vjedhet nga te gjitha palet ky vend nuk ka shprese.

  6. shqiptari says:

    “Llogarite e bera keq?”Po ai ka pasur alamet “profesori” qe tani e kemi edhe president.Keta duhet te shkojne ne burg ,qe nga Presidenti i Republikes,qe eshte nje turp per shqiptaret deri tek pusht-tetari me i fundit.Duke vjedhur shtetin varferojne shqiptaret prandaj ne duhet te reagojme dhe jo ti quajme derdimene,sepse e dine fare mire se cfare bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje