"Kur shpresa nuk tradhëtohej!" Majlinda Bregu uron ndryshe 27 vjetorin e PD-së

11 Dhjetor 2017, 17:59Politika TEMA

Ish-deputetja Majlinda Bregu ka përcjellë një urim ndryshe me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Ajo ka postuar në Facebook fotografinë e një fëmijë me simbolet e demokratëve në duar ku e shoqëron me dixhiturën: “Gëzuar ditën kur shpresa nuk tradhëtohej!”

Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet e shumta lidhur me këtë koment.

Bregu ka zgjedhur të replikojë me një qytetar i cili i shkruan se shpresa u tradhëtua prej të gjithë demokratëve.

“Dhe e tradhetuat ju qe e moret ne dore me besim dhe e shkaterruat derisa e ngordhet, sepse menduat qe shpresa ishte vetem per ata qe votonin per tu pasuruar ju. Tashti mbani leket qe keni bere duke shitur ate shpresen qe nuk tradhetohet,” shkruan qytetari.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-deputetes.

“Coja kujt e meriton kete mesazh! Gezuar!”
nënvizon Bregu. (TemA)

2 komente në ““Kur shpresa nuk tradhëtohej!” Majlinda Bregu uron ndryshe 27 vjetorin e PD-së”

  1. demok says:

    Majlinda Bregun,ashtu ei e moren,ashtu e perzune.Majlinda ka 0 kontribut ne themelimin dhe ngritjen e PD,si force e pare opozitare.15 vjet pas themelimit te PD,e moren Majlinden dhe ca KOPA-na te tjere per Make-up,se ishte e bukur.Bukuria eshte relative.Majlinda ishte bojna-bojna per Berishe malokun 70 vjecar,por jo per Bashen,qe e ka perteritur bukurine e Partise me lule te fresketa.

  2. floriri i Bençes says:

    Shpresa eshte tradhetuar qe ne ditet e para, kur ty te ofruan post te rendesishem ne PD, shpresa ishte vrare prej kohesh, por çuditerisht ti nuk e paske konstatuar (edhe me ate çfare kishte ndodhur ne 1997?), megjithate ti zonje ke qene bashkeudhetare e tyre. Ke nje kohe te gjate qe je jashte lojes politike e, zakonisht njeriu reflekton, arsyeton e si rrjedhim mban qendrime. Edhe pse nuk ju lidh asgje me ata, nuk duhet te shkruani me, as komentonit, sepse ke bere gabimin me te madh ne jete, ishe nje nga intelektualet e rinj qe i dhate mundesi Sali Berishes te mashtronte popullin perseri, nepermjet pseudo-rinovimit te PD-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje