Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm rrezikon të shkatërrojë reformën në drejtësi.
Sipas tij, nëse ndërmerret ky hap, drejtësia vendoset nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama.
“Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm pa bërë më parë vettingun është jo vetëm antikushtetuese, por edhe tallje me shqiptarët, hipokrizi me vettingun.
Edi Rama të zbatojë Kushtetutën dhe të mos lejojë zgjedhjen e tij prej Saimir Tahirit!” shprehet Basha.
Kreu i demokratëse siguroi se nëse kryeministri Rama vepron ndryshe do të përballet me përgjigje më të fuqishme politike të opozitës.
“Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me Kushtetutën për të shtënë në dorë Prokurorin e Përgjithshëm, për të mbyllur dosjet e korrupsionit do të përballet me përgjigjen më të fuqishme politike nga opozita”, tha ai.
Më herët Rama u shpreh gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, se ata i kanë votat për ta zgjedhur të vetëm kryeprokurorin e përkohshëm, por duan që të përfshijnë në këtë proces edhe opozitën.
Ai tha se mazhoranca kërkon një pakt me opozitën edhe për çeljen e negociatave me BE-në, dhe zgjedhja e një kryeprokurori me konsensus do ishte një shtysë e fortë në këtë drejtim. (TemA)
Mor po si u zgjodh ky LLalla nga PD,me konsensus,me kushtetuten e plepave,me 84 vota,me shumice publicitare,apo me 71 vota,apo apo me VKM te kryeministrit te athershem Sali Berisha?
ky luli se do shqiperine o vellezer
Shkelje kushtetute eshte kur pasi i ka skaduar mandati i Llalles vazhdon te qendroje ne detyre, Rama te votoj prokurorin duke persor mazhorancen dhe respektuar kushtetuten.