Meta flet për herë të parë mbi zgjedhjen e kryeprokurorit dhe “ngel” kreun e ri të SHISH

11 Dhjetor 2017, 12:14Politika TEMA

Kreu i shtetit Ilir Meta ka folur për herë të parë mbi zgjedhjen e kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Presidenti deklaron se duhet respektuar Kushtetuta.

Sa i përket alternativës për zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm, ai nuk dha një përgjigje.

“Për sa i takon cështjes së prokurorit të ri të përgjithshëm, sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë.

Si president dua të nënvizoj, përderisa kemi të bëjmë me një cështje të rëndësishme të një institucioni kyc të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj.

Dhe është e rëndësishme që të ketë mes aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj cështje, pasi cdo hap i njëanshëm nuk do i ndihmonte pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucioneve të drejtësisë” tha Meta.

I pyetur nëse ai eshte dakord me nje prokuror te perkohshem, Meta nuk dha detaje, duke u pergjigjur shkurt: “Per kete fola qartë, faleminderit”.

Meta shpreh rezerva për pavarësinë e Helidon Bendos në krye të SHISH

Ilir Meta ka komentuar për herë të parë mosdekretimin e Helidon Bendos në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Teksa u pyet gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç, që ndodhet në një vizitë në Tiranë, lidhur me çështjen e SHISH Meta dha këtë përgjigje:

“Duhet të kemi në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, tha Meta.

Mesa duket nga deklara e presidentit Meta, kuptojmë se kandidatura e Helidon Bendos nuk e ka bindur atë, dhe sipas tij ai nuk është i pavaruar për të drejtuar këtë institucion.

Helidon Bendo u propozua për këtë post nga kryeministri Edi Rama pas largimit të Visho Ajazit.

Bendo më parë mbante detyrën e nën drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror.(TemA)

3 komente në “Meta flet për herë të parë mbi zgjedhjen e kryeprokurorit dhe “ngel” kreun e ri të SHISH”

  1. Bozen says:

    Filloi ta dredhe bishtin edhe ky. President kurve.

  2. Tonini says:

    Ky eshte politikani dhe presidenti me i rrezikshem qe ka pjelle kjo toke arberore. Ky eshte fatkeqesia e ketij vendi. Ky njeri tenton prej vitesh te coje Shqiperine ne lufte civile ashtu “me qetesi dhe dashur”-ne e tij vrasese. Besojme se DASh (ShBA) do ta ndihmojne Kombin Shqiptar, sic e kane ndihmuar fuqishem deri tani, qe te neutralizojne perpjekjet e etheshme dhe te frikshme ketij njeriu dhe nentokes kriminale qe ky perfaqeson, qe Shqiperia ti shpetoje nje gjakderdhje e cila nuk do te kishte te ndalur, gjakderdhje qe behet per te mbuluar krime te shumefishta qe jane bere ne kete vend, qofte kunder Kombit Shqiptar, qofte edhe ne kurriz te nderkombetareve, qofte edhe posacerisht kunder ShBA-ve si shpetimtaret e shqiptareve.

  3. emigranti says:

    o meta ti duhet ti tregosh vendin pd dhe lsi dhe jo tju lepihesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje